SYRI TV/ Meta takim me Berishën në selinë blu, kreu i PL: Rrëzojmë regjimin me protesta dhe zgjedhje

13:23, 30/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi këtë të hënë një takim në selinë blu me kryedemokratin Sali Berisha. Pas takimit, Meta deklaroi për mediet se ka diskutuar me Sali Berishën për zbardhjen e skandalit “McGonigal - Rama” dhe për aksionin opozitar.  Meta akuzoi Ramën se po korrupton zyrtarët e lartë kundër opozitës, ndërsa theksoi se regjimi i tij do të përmbyset me zgjedhje dhe protesta.

Meta tha: "Ishte një takim koordinues për të gjitha çështjet më të rëndësishme dhe më madhore, që nga rëndësia e jashtëzakonshme që ka zbardhja e këtij skandali që ka tronditur edhe mediet botërore. Pra, e demonstrimti të qartë se si Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për t’i përdorur  kundër pluralizmit demokratik, kundër demokracisë, kundër shtetit së të drejtës.

Është e qartë se ne do të ecim në rrugën e protestave dhe pa asnjë diskutim, edhe në rrugën e zgjedhjeve. Protestat dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi të korruptuar.

Paratë që duhet të shkonin për të rritur rrogat dhe pensionet e shqiptarëve shkojnë për të blerë McGonigalët, Rosinët etj. si ai që keni parë shpesh nëpër media, të përdoren kundër demokracisë, kundër zgjedhjeve të lira. Mbështesim plotësisht Partinë Demokratike në gjithë kërkesat  e saj të drejta dhe legjitime," theksoi ilir Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco