SYRI TV/ Kaso: Kodi Zgjedhor e zgjidh çështjen, precedent janë zgjedhjet lokale 2019 me Bindjen Demokratike

12:20, 30/01/2023
A+ Aa A-

Pas dorëzimit të listës me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit, Sekretari  për Çështjet Zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso, i bëri thirrje KQZ-së që të zbatojë ligjin e të njohë vendimin e gjykatës. Kaso sqaroi se për këtë rast Kodi Zgjedhor ka parashikime të qarta se si veprohet, ndërsa solli në vëmendje edhe precedentin e vitit 2019 me regjistrimin në zgjedhje të partisë Bindja Demokratike, edhe pse vendimi ende nuk ishte zbardhur si dhe ishte ankimuar në Gjykatën e Apelit.

Nga SYRI TV

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso, i bëri  thirrje  KQZ-së të respektojë ligjin dhe të njohë vendimin e gjykatës për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.  Gjatë një prononcimi për mediet, Kaso theksoi se PD-ja i ka dorëzuar listat me emrat e anëtarëve të KZAZ,  duke shtuar se çështjen e komisionerëve e zgjidh qartë Kodi Zgjedhor.

Si precedent, Kaso përmendi rastin e vitit 2019 për regjistrimin në zgjedhje të partisë Bindja Demokratike, edhe pse vendimi ende nuk ishte zbardhur si dhe ishte ankimuar në Gjykatën e Apelit.

Sipas Kasos, vendimi i Gjykatës së Tiranës për të njohur ndryshimet në Kuvendin e 11 Dhjetorit, duhet të ishin regjistruar në regjistrin e partive, duke shtuar se kjo nuk ka ndodhur për shkak të interesave të mazhorancës. Kaso paralajmëroi se PD-ja do ta ndjekë çështjen në të gjitha hallkat ligjore.

Disa ditë më parë, PD-ja dorëzoi në KQZ, brenda afateve ligjore  listën me emrat  e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit, të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco