Ymer Marku, kandidati i Bashës në Vorë i bashkohet Berishës

Ymer Marku, kandidati i Bashës në Vorë i bashkohet Berishës

12:43, 30/01/2023
A+ Aa A-

Ymer Marku, kandidati i ish-kreut demokrat Lulzim Basha në zgjedhjet e pjesshme lokale në mars 2022 në Bashkinë e Vorës, i është bashkuar kryetarit të PD, Sali Berisha.

Sipas burimeve për SYRI-n, Marku do mbështesë në zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Vorës kandidatin e PD-së të dalë nga primaret, Indrit Hoxha.

Bashkimi i demokratëve është tashmë fakt por ajo që vijon të ndodhë është se disa prej deputetëve të dalë nga votat e tyre ende nuk po marrin përgjegjësitë që kanë, por vijojnë të jenë në shërbim të regjimit të Edi Ramës, duke prezantuar kandidatë paralel në këto zgjedhje.

Ditën e sotme në datë 30 janar, ora 18:30, demokratët festojme 32 vjetorin e krijimit të PD, dega Vorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco