Thirrja/ Berisha: FBI të hetojë lidhjet e guvernatores Kim me McGonigal

Thirrja/ Berisha: FBI të hetojë lidhjet e guvernatores Kim me McGonigal

12:38, 30/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u bëri thirrje autoriteteve në SHBA që të hetojnë edhe lidhjet e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

“Kodi i heshtjes po zbatohet edhe nga guvernatorja, e cila nuk ka lënë gjë pa komentuar. Tani për një ngjarje që ka tronditur thellë botën, nuk shqipëron një fjalë të vetme. Si është e mundur kjo? Çfarë interesash përfaqëson guvernatorja? A mund të shpjegojë kush? A ka shqiptar që nuk pret një reagim të saj për këtë ngjarje?

Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal, ndaj të cilës janë shumë akuza për të gjitha format e korrupsionit.

Nëse McGonigal nisi me manipulimet me dosjen ruse, guvernatorja vazhdoi veprën e saj me shpifje, me sulme, duke dëshmuar se nuk ka asnjë parim, asnjë vlerë.

Duke rendur nga studio në studio, nga zyra në zyrë, me qëllimin e vetëm të shkatërronte opozitën.

Nuk është kjo që e bën të aplikojë kodin e heshtjes. Ndaj u bëj thirrje FBI, agjencive të tjera të SHBA, të hetojnë se cilat kanë qenë qëndrimet e saj ndaj McGonigal. Ka informuar ajo vendin e vet për takimet që ai ka pasur, për veprimtarinë e tij, për vizitat e shpeshta në Shqipëri?

Ka informuar ajo për Deripaskën në Shqipëri, për kompanitë e tij që fryheshin si shushunja në Shqipëri, paçka se prej katër vitesh ishin nën sanksione të rrepta të SHBA?

Ka pasur ajo dreka e darka me ekipin Rama-McGonigal.

Këto dhe gjëra të tjera janë të rëndësishme për autoritetet e vendit mik për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco