SYRI TV/ 'Skandali McGonigal', gazetarja amerikane ironizon Ramën: Ndryshoi mendje për miqësinë!

11:49, 30/01/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e “New York Post”, Miranda Devine, ironizon kryeministrin Edi Rama për mohimin e miqësisë, pasi Charles McGonigal u arrestua për korrupsion. Devine, në një status Twitter, ka marrë si referencë artikullin e SYRI.NET, duke vënë në pah se Rama ka ndryshuar mendje për natyrën e marrëdhënies që nga arrestimi i McGonigal në New York.

SYRI TV

Skandali Rama-McGonigal ka qenë çështja që ka ngritur më tepër interes për zbardhjen e detajeve nga mediet dhe gazetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi edhe gazetarja amerikane Miranda Devine e “New York Post” ka ironizuar ndryshimet e vazhdueshme të qëndrimeve nga kryeministri Edi Rama përsa i përket marrëdhënieve me Charles McGonigal. Devine, ka publikuar një status në Twitter, ku ka linkuar dhe marrë si referencë lajmin e publikuar në SYRI.NET dhe shkruan se Rama ka ndryshuar mendje pas arrestimit:

“Video tregon kryeministrin shqiptar Edi Rama nën presion për marrëdhënien e tij me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI-së të dyshuar për korrupsion. Ai ka ndryshuar mendje për natyrën e marrëdhënies që nga arrestimi i McGonigal në New York”- shkruan Devine në Twitter.

Ndërkohë që videoja e publikuar në SYRI.NET, e marrë si referencë nga gazetarja e “New York Post” ka dy qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në konferencat për shtyp, ku në muajin shtator deklaronte se e kishte mik, ndërsa sot përpiqet që të zhbëjë miqësinë, video e cila është publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

Miranda Devine është gazetare e mirënjohur në SHBA, si punonjëse e “New York Post”, e cila ka ndjekur nga afër çështjen e McGonigal si dhe më herët ka zbuluar skandale të Hunter Biden, djalit të Presidentit Joe Biden.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco