Rama bëhet i gjallë/ Si e zbuloi Ylli Manjani ‘skenarin’ që do të përdorë

Rama bëhet i gjallë/ Si e zbuloi Ylli Manjani ‘skenarin’ që do të përdorë

09:31, 30/01/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u bë i gjallë sot dhe u tha shqiptarëve se kishte qenë më grip, të cilin e quajti një flamë.

Sërish Rama nuk foli asgjë për mega-skandalin që ka mbërthyer Amerikën dhe mbarë botën perëndimore.

Por një ditë më parë, Ylli Manjani e pati zbuluar se cili do ishte skenari që do ndjekë Edi Rama.

“Ju që pyesni se “ku është Rama”, ju sugjeroj të shihni House of Cards,sezoni 6 episodi 5. E keni në NETFLIX. Aty mbase do zbuloni se ku e ka “vjedhë” skenarin e sjelljes me zhdukje nga jeta publike.

Fundja gripi që qarkullon është flamë...

Por do dalë së shpejti, mos kini merak. Do dalë e do na e shpifë prapë me deklarata mbi përgjegjësinë individuale. Ndoshta bashkë me (ri)daljen e tij në publik mund të kemi edhe ndonjë "viktimë" në nivelit të lartë, d.m.th nga ata që hanë dardha pas kurrizit.

Duhet ngjarje, aksion... 

Ritëm usta, ritëm.

Effff Bi Aj na merr të keqen,” shkruante Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco