Rama bëhet i gjallë, por sërish nuk flet për mega-skandalin: Isha me grip...

Rama bëhet i gjallë, por sërish nuk flet për mega-skandalin: Isha me grip...

09:18, 30/01/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot në median sociale, ku bëri një postim pasi ishte zhdukur prej disa ditësh. Me një filxhan kafeje në dorë, Rama tha se ishte i sëmurë me grip dhe u kërkoi shqiptarëve që të kenë kujdes edhe ata me gripin.

“Fillimjavë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë, siç thonë tironsit," tha Rama.

Por Rama nuk tha sërish asnjë fjalë për mega-skandalin e Charles McGonigal ku është i përfshirë edhe vetë. Kryeministri foli për disa politika të mbështetjes ndaj qytetarëve në kohë krize.

"Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategorive të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 mln përfituesit e saj, çka vihet re dhe nga rritja e konsumit. Por duhet akoma, duke nisur nga paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Së shpejti do e vendosim me qeverinë dhe më pas do ua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeveri që është e shumicës dhe jo e disave. Edhe një herë, javë të mbarë dhe më të mirat për ju”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco