Rama 'sëmuret' pas dosjes amerikane/ Duka tregon se ku është zhdukur kryeministri

Rama 'sëmuret' pas dosjes amerikane/ Duka tregon se ku është zhdukur kryeministri

20:38, 27/01/2023
A+ Aa A-

Edi Rama është ‘sëmurë’ pas dosjes amerikane ndaj tij.

Prej 48 orësh ai nuk është bërë i gjallë dhe ka anuluar çdo lloj takimi dhe aktiviteti, ndërsa ka folur vetëm me anë të Endri Fugës.

Por kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në ceremoninë e sotme ku u nderuan më të mirët e futbollit, gjatë fjalës së tij, zbuloi edhe ku është zhdukur kryeministri.

Sipas Dukës, Rama nuk ishte i pranishëm në sallë sepse është i sëmurë.

‘Një falënderim të veçantë për të ftuarit e nderit të kësaj mbrëmjeje: Ministren, Evis Kushi, Një falënderim për përfaqësuesit diplomatikë, Shkëlqesinjtë Ambasadorë e stafet e tyre.

Një falënderim i veçantë për Presidentin e Federatës së Kosovës, mikun e çmuar Agim Ademi

E po ashtu i uroj Mirëseardhjen mikut tonë, ish-futbollistit të Kombëtares së Francës e Realit te Madridit, Kristian Karembe dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares, Silvinjo.

Një falënderim edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm’, u shpreh Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco