FBI hetonte me foton e Edi Ramës në dorë/ Media amerikane zbulon detaje tronditëse

FBI hetonte me foton e Edi Ramës në dorë/ Media amerikane zbulon detaje tronditëse

20:00, 27/01/2023
A+ Aa A-

Edhe vitin e kaluar, kur shpërtheu fillimisht skandali i Charles McGonigal dhe u mësua se edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte nën hetim në SHBA, portali amerikan Insider ishte i pari që dha detaje nga kjo histori e rëndë.

Tani që skandali ka marrë përmasa globale, Insider sjell një reportazh që tregon se si Charles McGonigal, jetonte një jetë të dyfishtë, me një aferë jashtëmartesore, ndërkohë që bënte një jetë luksoze në mesin e parave cash.

E dashura e tij, Allison Guerriero e nis duke treguar se në një rast, i dashuri i saj, Chales McGonigal kishte sjellë një qese plot me para cash. Brenda kishte tufa parash.

“Ku dreqin i ke marrë këto,” e pyeti ajo.

“Oh, e mban mend atë lojën e bejsbollit,” iu përgjigj ai. “Vura një bast dhe fitova”.

Edhe pse kishte një grua dhe dy fëmijë të rritur, ai mbante një dashnore në Nju Jork, të cilën e dërgonte në restorante të shtrenjta dhe i bënte dhurata luksi.

Guerriero thotë se McGonigal përdorte burimet e FBI për marrëdhënien e tyre. Në një rast ata bënë seks në një fuoristradë, e cila ishte pronë qeveritare. Ndërkohë që kur ajo u prek nga kanceri në gji, McGonigal dërgonte agjentin e tij që ta merrte me makinën e FBI.

Por drama erdhi në vitin 2018, kur ata u ndanë. Nga zemërimi, ajo vendosi të rrëfehej për lidhjet e ngushta të McGonigal me kryeministrin shqiptar.

Këtu, Guerriero tregon një detaj tronditës. Sipas saj, FBI e mori në pyetje, ndërsa në duar mbanin foton e kryeministrit shqiptar me McGonigal.

Portali shkruan se Guerriero nisi të pinte shumë për të përballuar këtë situatë. Disa muaj më vonë, në gjendje të dehur, i dërgoi një letër drejtuesit të FBI në Nju Jork, William Sweeney, që e kishte prezantuar për herë të parë me McGonigal.

Ajo kujton se i tha në email se duhej të shihte marrëdhëniet e McGonigal në Shqipëri.

McGonigal ishte miqësuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe kishte udhëtuar në mënyrë intensive në këtë vend.

Ndërkohë në nëntor të vitit 2021, dy agjentë të FBI u shfaqën në derën e saj, me një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. Ajo mori edhe një thirrje nga një juri e madhe, që i kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo pagesë apo dhuratë që ai mund t’i kishte dhënë asaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco