'Skandali më i madh në 32 vite'/ Paloka: Rama të japë dorëheqjen. Protestat do të jenë edhe më të forta!

16:53, 26/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në 'Edicionin e Pasdites' me Armela Ferko në Syri Tv ishte Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka. Paloka është shprehur se skandali që ka përfshirë qeverinë është më i madhi në 32 vite demokraci në vend.

Sipas tij, opozita është e vendosur që kësaj çështje t'i shkojë deri në fund dhe fajtorët e vërtetë, në këtë rast kryeministri, Edi Rama të mbajnë përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen. 

Paloka tha se protestat e opozitës në javët e ardhshme do të jenë edhe më të forta. 

"Në si grup parlamentar dje kishim përcaktuar mënyrën sesi do të procedonim sot. Akti i parë do të ishte kërkesa për të futur në rendin e ditës një diskutim me debat për çështjen dhe skandalin më të madh në të paktën 32 vite në Shqipëri.

Ky debat do të bëhej sipas rregullores, ku 10 deputetë mund të fusin në rendin e ditës të një çështje që nuk është e parashikuar për ngjarje të jashtëzakonshme.

Do të ishte vetë Rama dhe grupi i tyre parlamentar që do të shpjegonin të gjithë skandalin e ndodhur. Por ky veprim ka vetëm një shpjegim, Rama nuk vjen se është i fajshëm se nëse do të ishte i pafajshëm ai do ta kishte bërë këtë. Faji e ka detyruar Ramën që të rrijë sot larg parlamentit edhe pse ishte parashikuar në seancën e parë miratimi i rezolutës për Holokaustin, ku ne kishim konfirmuar në shenjë respekti.

Kryetari i grupit parlamentar të PS ka dhënë një shpjegim dhe justifikim absurd, duke u shprehur se Rama ka munguar si pasojë e zbulimit të skenarit të opozitës dhe sjelljes së saj në parlament.

Në studion e Syrit kam deklaruar se nëse Rama ka një zotësi është aftësia e tij për të korruptuar të gjithë pa përjashtim edhe administratën amerikane, fakt ky që është marrë si një hiperbolizim ato ditë, por ja që faktet dolën dhe jo vetëm që ka korruptuar administratën amerikane, por ai ka shkuar edhe më larg, duke korruptuar edhe një zyrtar aq të lartë të inteligjencës.

Partia Demokratike në anën institucionale në aktin e parë kemi kërkuar dorëheqjen e Ramës si kryeministër, dhe menjëherë SPAK-u të veprojë urgjentisht mbi këtë skandal. Edhe pse gjyqi zhvillohet në SHBA në 16 faqe akt akuze 15-prej tyre përmendet emri i Ramës si i lidhur me këtë skandal. PD ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, fakt që u kundërshtua nga Rama edhe pse është në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Skandali është çatia e vendosur mbi një qeveri e cila është ngritur mbi skandale. Këtu skandali zë skandalin dhe kjo është situata më e vështirë që përballet Shqipëria me aleatin saj strategjik si SHBA, protestat për ta larguar Ramën nga qeverisja do të vazhdojnë edhe më të forta se më parë pasi kjo është situatë shumë serioze".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco