'E kam mik në version anglez'/ Ironia e gazetarit për Ramën: Çfarë nuk shpik robi kur është ngushtë

'E kam mik në version anglez'/ Ironia e gazetarit për Ramën: Çfarë nuk shpik robi kur është ngushtë

14:44, 26/01/2023
A+ Aa A-

Në shtator të vitit të kaluar, Edi Rama e mbushi gojën disa herë kur shpalli se e kishte mik, ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

Madje u kujdes të theksonte se ishte zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI.

Por dje ai e mohoi se e kishte mik, duke thënë se mik është fjalë e madhe.

Rama tha se i ishte referuar fjalës mik në anglisht.

Kjo deklaratë e tij solli ironi dhe humor në median sociale.

"Pra nëse dikush të thotë të kam mik, këtej e tutje duhet pyetur;

O vëlla qysh e pate këtë, shqiptarçe apo anglezçe?

Po të tha të kam mik anglezçe, është me të futur. Ça s'shpik robi i shkretë kur është ngushtë," shkruan gazetari Klodian Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco