Socialistët ia mbathin nga Kuvendi/ Berisha: Rama nuk ka më shpëtim

Socialistët ia mbathin nga Kuvendi/ Berisha: Rama nuk ka më shpëtim

12:21, 26/01/2023
A+ Aa A-

Socialistët braktisën me shpejtësi seancën e Kuvendit, që ishte parashikuar të ishte maratonë.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij në fund të seancës, duke thënë se Edi Rama nuk ka shpëtim.

“E patë të dashur qytetarë se si ikën, si ia mbathën, si hije.

Të turpëruar, të papërgjegjshëm, të pashpresë para kësaj dallge të fuqishme, të cilën nuk do mund ta kalojnë pa dhënë llogari para jush gjer më një.

Afera Rama-Gonigal është nga aferat më kriminale, më të pista në tërë historinë e pasluftës së dytë botërore.

Një kryeministër korrupton një shef kryesor të zbulimeve për të luftuar opozitën në vend.

Një akt i pashembullt. Një akt, të cilin mund ta bënin diktatorë të tipit Gedafi apo Enver Hoxha.

Sot i patë ju këta se si ia mbathën, se si u tmerruan nga transparenca që duhet të bëjnë për këtë skandal.

Ju e patë se si Edi Rama me dy konfidentë të tij, lozte me fatet e demokracisë së vendit.

Ju e patë se si janë të aftë të reagojnë para një superskandali, të reagojnë në kope, sikur nuk kanë zgjedhur, sikur nuk kanë familje, sikur nuk kanë interesa shoqërore dhe kombëtare, por vetëm interesa të xhepit të tyre.

Sekti i Rilindjes është sot armik kryesor i demokracisë, i qenies, i identitetit të shqiptarëve.

Ju siguroj se mandatin tuaj do e përdorim gjer në fund në interesin tuaj dhe sot nuk ka interes më të madh se transparenca e kësaj afere që ka cenuar sigurinë e SHBA, vendeve të lira, sigurinë e Shqipërisë, vetëm e vetëm se një aventurier, një agjent influent rus, merr përsipër të ekzekutojë çdo skenar për hir të pushtetit të tij, pavarësisht sa i kushton ky skenar një vendi mik, partner dhe vendit tonë.

Ndaj sot ne vendosëm të qëndrojmë në parlament!

Uroj ta kenë thirrur aty ku e ka vendin, por ju siguroj që kjo do të ndodhë se nga kjo aferë, Edi Rama nuk ka shpëtim.

Ne duhet të bëjmë detyrën tonë, t’i japim shtysën e fundit këtij njeriu që nuk lë gjë pa bërë në kurriz të interesave të vendit dhe shqiptarëve,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco