Tensionet në Kuvend: Opozita merr kontrollin e seancës, Nikolla përjashton Berishën

Tensionet në Kuvend: Opozita merr kontrollin e seancës, Nikolla përjashton Berishën

11:53, 26/01/2023
A+ Aa A-

Tensione të larta u shënuan në seancën ku opozita kërkoi që të diskutohet për mega-skandalin e arrestimit të mikut të Edi Ramës, Charles McGonigal.

Por kërkesa e opozitës u refuzua me forcat e kartonëve.

Megjithatë, kreu i opozitës, Sali Berisha vazhdoi transmetimin LIVE në median sociale nga foltorja e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se ka përjashtuar Berishën nga seanca.

Por kreu opozitar vazhdoi fjalën e tij në foltore, ndërsa opozita mori kontrollin e seancës.

Kur Berisha i kërkoi Nikollës të përjashtojë Edi Ramën, deputetët e PD i ranë pa pushim tavolinave pas vijimit të seancës nga socialistët.

“Turp, turp,” dëgjohen thirrjet në seancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco