'I dhanë puset e naftës ortakut të Putin/ Basir Çollaku zbulon vizitën sekrete të Damian Gjiknurit në Rusi

16:37, 25/01/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku deklaroi në edicionin e pasdites në, Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, se drejtësia shqiptare ka të dhënat e duhura të marrë në hetim Edi Ramën, për ryshfetin që i ka dhënë zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, për të lobuar kundër Partisë Demokratike.  

Janë katër takime të Edi Ramës me McGonigal të cilit ai i ka paguar 225 mijë dollarë për punën që do të bënte në SHBA. 

Shumat 80 mijë dollarë dhe 60 mijë dollarë i janë paguar zyrtarit të FBI në një rezidencë në New Jersey nga ish-agjenti i SHISH, Agron Neza. 

"Kanë dalë mjaftueshëm të dhëna, është shumë e pakët ajo që ka dosja, për ne është mjaftueshëm dhe për drejtësinë shqiptare është tërësisht e dukshme se çfarë duhet të bëjnë", u shpreh Çollaku. 

Gjithashtu, Çollaku zbulon një vizitë sekrete të Damian Gjiknurit në Rusi, në vitin 2016, kur ishte ministër i Energjetikës. 

Pas kësaj vizite të Gjiknurit, Basir Çollaku thotë se kompanisë amerikane që merrej me shpimet e naftës në Fier, Trans Atlantik, iu hoq licenca dhe iu dha një kompanie me pronar një ortak të Vladimir Putin. 

"Janë tre pyetje të cilat si përgjigje ministri i kësaj qeverie i di: 

A ka qenë në vitin 2016 Damian Gjiknuri në Moskë? Në atë periudhë ka qenë ministër. 

A është njoftuar zyrtarisht si lajm vizita e një ministri në këtë shtet, në Moskë?

Kë ka takuar, çfarë kanë biseduar dhe për çfarë? 

Janë këto pyetje, përgjigjet të cilave ministri i di, por nuk është i vetmi që i di. 

Në 2017 ka patur një shkresë nga ky ministër ku ishte një urdhër i ministrit përcjellë AKB, ku i kërkohej t'i hiqeshin 4 puse naftë në Fier kompanisë amerikane Trans Atlantik dhe t'i kaloheshin kompanisë Bulmor, një hibridizim mes austrakëve dhe rusëve, ortak i të cilëve dilte Timchenko, një ortak i Putin që ka ardhur dhe ka takuar kryeministrin Edi Rama. Kjo kompani amerikane sot është në arbitrazh dhe kërkon të drejtat e saj, 100 milionë euro që ne duhet të vazhdojmë t'i paguajmë. 

Për sektorin e energjisë është beteja, kompani ruse është ajo. Ministri ka qenë që ka hapur shtigjet e kësaj meseleje ekonomike. Nëse marrim përgjigjet e duhura, kjo trashje e miqësisë së parasë vijon pastaj dhe shtohen aktorët dhe faktorët dhe mbërrihet pastaj në nivelet e FBI", tha Çollaku.  

LEXO EDHE: 

SYRI TV - FAKT CHECK/ Pse Gjiknuri mohon provat e drejtësisë së SHBA?

Ja çfarë e lidh Damian Gjiknurin me McGonigal dhe oligarkun e Putinit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco