SYRI TV - FAKT CHECK/ Pse Gjiknuri mohon provat e drejtësisë së SHBA?

15:23, 25/01/2023
A+ Aa A-

Nga Romir Saraçi/

Të faktuar me prova nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për pagesat në dorë ndaj ish-shefit të FBI-së, qeveria shqiptarë është detyruar të pranojë kontaktet me Charles MCgonigal, por sipas Damian Gjiknurit, është përgjëgjësi e tij që nuk deklaroi kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe jo e shefit të tij.

Por Gjiknuri shmangu komentet për pagesat e bëra, apo se kush ishte arsyeja e këtyre takimeve, ku edhe në këtë rast, përgjegjësinë e gjeti tek shqiptari Agron Neza.

"Ngjarjet që përmenden në fjalë nuk faktojnë krime të kryera nga autoritet shqiptare apo përfshirje të autoriteteve shqiptare, përkundazi ka patur një thyrje të etikës profesionale për mos deklarim të kontakteve që ka patur. Por këtu nuk  mund të bësh fajtor kryministrin e Shqipërisë apo zyrtarë të tjerë që paskan takur një zyrtaë të FBI".

Gjiknuri shkoi më tej duke marrë përsipër të përgënjeshtrojë edhe vetë akuzat e Drejtësisë Amerikane.

"Ky na lëvizka të gjithë zinxhirin e  lidhjeve të çështjes Muzin apo më keq akoma të shpërdorimit të detyrës të një zyrtari amerikan përkundër interesave të SHBA. Këto janë nga ato filma triller që vetëm në mendjen e Sali Berishes apo të tjerëve që amplifikojnë, të mund të quhen të vërteta dhe na dilka që gjithë ky komplot na u bëka nga zyra e Edi Ramës deri në këto nivele të SHBA".

Ajo që sot Damian Gjiknuri e ironizon si film thirrller është e zbardhur plotësisht nga Drejtësia Amerikane. Në Aktakuzën e Drejtësisë amerikane, sqarohet plotësisht ajo që Damin Gjiknuri e ironizoi, duke marrë kështu përsipër edhe rrëzimin e gjetjeve të hetuesve amerikanë. 

Shkarko dokumentin

Më në pikën 40 të akatkuzës specifikohet konkretisht se “më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion nga Personi A(Agro Neza) në lidhje me lobuesin shtetas amerikan dhe ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër të FBI-NY, i cili ishte vartës i tij.

Personi A e kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit Shqiptar. E në pikën 42, theksohet se “Më 26 shkurt 2018, FBI-NY hapi zyrtarisht një hetim penal të fokusuar mbi lobuesin qytetar amerikan me kërkesë të të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij”. 

Image

Damian Gjiknuri tentoi të shmang plotësisht lidhjet e Charel MCgonigal duke pohuar se ai është hetuar për lidhjet me oligarkun rus, e jo për ngjarjet e Shqipërisë.

"Zyrtari i lartë ka qenë një njeri shumë i rëndësishëm dhe akuzohet për lidhje të tij që nuk e di drejtësia amerikane do ti provojë, me pagesa të një oligarku rus".

Por kjo deklaratë e Gjiknurit është e pavërtëte për faktin se Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka ngritur dy aktakuza për Charl MCgonigal. Njëra është për ndërhyrjet për llogari të oligarkut rus Oleg Deripaska, e cila është dosja e shtetit të Nju Jorkut.

Ndërkohë dosja e dytë e Uashington DC është specifikisht për rastin e Shqipërisë, për pagesën 225 mijë dollarë që ai e ka marrë në dorë nga Agron Nezha, për 4 udhëtimet e tij në Shqipëri, për të cilat nuk ka deklaruar burimin e pagesave e për 5 takimet që ka pasur me Kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të zyrës së kryeministrit. E pikërisht dosja për këto pagesa e udhëtime është akuza e parë, me të cilën MCgonigal u arrestua e doli para drejtësisë.

Përball mohimit të fakteve të servirura nga mediat amerikane dhe Zëri i Amerikës, gazetarët e pyetën Damin Gjiknurin edhe për rolin e oligarkut Oleg Deripaska dhe lidhjet e tij me Shqipërinë. Por edhe në këtë rast, Gjiknuri mori rol mohues, me faktin se ai nivel biznesmenësh nuk janë të interesuar për Shqipërinë, e aq më pak për investime, ndërkohë që Shqipëria prej kohësh është e rrezikuar nga influence ruse.

"Imagjinoni një oligark i lidhur me Putinin që akuzohet për miliarda, për interesa të mëdha botërore na dilka që ka ardhur në Shqipëri me një serë luleshtrydhesh dhe bëka para në Shqipëri në një aktivitet bujqësor në Divjakë".

Image

Image

ImageImage

Por edhe në këtë rast, faktet rrëzojnë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste. Oleg Deripaska jo vetëm që kishte shfaqur qëllime biznesi në Shqipëri, por ai ka pasur aktivitet vazhdueshëm në investime dhe koncesione të dhëna me firmë të Edi Ramës dhe vetë Damian Gjiknurit. E për ironi, teksa SHBA e sanksionoi në 6 prill të vitit 2018 për lidhjet e tij me Putin,  Qeveria e Edi Ramës e shpalli atë Investitor Strategjik. 2 javë pasi oligaru rur Deripaska, u sanksionua nga SHBA, më datë 19 prill, kompanisë ku ai ishte pronar Trema Engineering 2 iu dha statusi i investitorit strategjik për të investuar 6. 6 milionë euro.  Por jo vetëm kaq, nga dokumentet e shtetit shqiptar vërtetohet se Oleg Deripaska është përfitues koncesioni në HEC-in e Shushicës, e nga dokumentet publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ai edhe sot rezulton pronar i kompanisë Shushica Hidropauer, siç deklarohet nga vetë kompania në datë 30 qershor 2021.

ImageImage

Dokumenti i QKB

Një tjetër fakt që Damian Gjikuri la mënjanë, është marrëdhënia dhe interesi i biznesit të vetë Charl MCgonigal në Shqipëri.

Në muajin shtator mediat ndërkombëtare publikuan detaje, se si mes përfaqësuesit të Edi Ramës, shefit të FBI Charl MCgonigal dhe një biznesmeni amerikan ishin shkëmbyer e-maile që një kompani amerikane t’i jepte asistencë qeverisë shqiptare për ngritjen e një njësie anti-korrupsion në Shqipëri, por ky plan u bllokua nga vetë FBI pasi zbuloi lidhjet e MCgonigal me oligarkun rus dhe takimet e pagesat e padeklaruara nga shqiptarët. Por edhe në në këtë rast ish-shefi i FBI nuk i kishte lënë asgjë rastësisë, apo konsulencës miqësore siç pretendon Rama e përfaqësuesit e mazhorancës. McGonigal sëbashku me ish-kolegun e tij Mark Thomas Rossini, i gjykuar në Porto Riko për mashtrim dhe konspiracion dhe Agron Nezën në vitin 2019 hapën kompani konsuelencë në Shqipëri, piëkrisht për këtë bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Por pas zbulimit nga FBI e marrjen në hetim të McGonigal ky plan dështoi.

Por duket se çdo Fakt Check është i pavlefshëm, pasi në fund të konferencës Damian Gjiknuri kaloi çdo limit me gjetjen e shkakut se përse Drejtësia Amerikane reagoi sot dhe motivin se përse mori jehonë në mediat më pretigjoze amerikane e botërore.

"Kjo është një tymnajë e ngritur e fortë, nga opozita shqiptare për të sfumuar pikërisht këto ngjarje dhe faktet e reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin, kjo është , mëse e kuptueshme".

ImageImageImage

LEXO EDHE: 

‘Paratë i mori jashtë një restoranti’- Zbardhet dosja e McGonigal, takimet me Ramën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco