Berisha: PD do ngrejë komision hetimor, do zbardhen lidhjet mafioze e agjenturore të Ramës

Berisha: PD do ngrejë komision hetimor, do zbardhen lidhjet mafioze e agjenturore të Ramës

20:43, 24/01/2023
A+ Aa A-

Pas shpërthimit të skandalit në SHBA dhe bërjes publike të dosjes hetimore të Edi Ramës nga FBI, i cili akuzohet se ka korruptuar ish-shefin e zyrës së kundërzbulimit të Byrosë Federale të Hetimit, ka reaguar me anë të një deklarate edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Gjatë deklaratës nga selia blu, kryedemokrati Berisha tha se, Partia Demokratike do të bëjë punën e saj, duke ngritur një Komision Hetimor për të zbardhur të gjitha lidhjet mafioze dhe agjenturore të Edi Ramës.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

PD do ta bëjë punën e saj, do krijojë Komision Hetimor për të nxjerrë një më një të gjitha lidhjet mafioze, agjenturore që ekzistojnë.

E kuptoni ju është zyrtari më i lartë në historinë e FBI që Edi Rama krenohej me të, është arrestuar.

Dhe një nga akuzat lidhet direkt me Edi Ramën me pagesat që i ka bërë atij, me detyrat që i ka dhënë atij. Ai ka qenë në detyrë kur ka marrë paratë e Edi Ramës.

Imagjinoni ju se ç’ka bërë dhe çfarë bën ky.

Se çfarë llumi përdor ky për interesat e pushtetit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco