Korruptimi i zyrtarit të FBI/ Nesho: Rama helmoi raportet Shqipëri-SHBA. Të hetohet!

18:43, 24/01/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho i bëri thirrje SHBA-së të hetojë kryeministrin Edi Rama për korruptimin e zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, Nesho tha se drejtësia amerikane ka përpara syve një korrupsion të kryeministrit Rama me një zyrtar të tyre. 

"Nga kjo aferë dalin shumë gjëra zbuluar në Shqipëri mënyra e keqqeverisjes dhe autokracia. Ka një fakt, McGonigal thotë e dekurajova kryeministrin për të hapur shpimet e natës nga kompani guacka ruse, gjë që ishte në kundërshtim me dy partnerët e kryeministrit të cilët kishin interesa biznesi me të. Kapja e këtij zyrtari kanë edhe një dimension tjetër, atë politik, jemi përpara diskutimit të Vuçiç, Rama, Thaçit për projektin e ndarjes së Europës. Çështja e një lobimi të rëndësishëm i inicuar nga shqiptarët, bashkëpunëtorët e Ramës ndaj dy personaliteteve në Bosnje Hercegovinë të ish-ministrit të Mbrojtjes dhe një biznesi të madh të farmaceutikës të cilët kërkonin një takim të nivelit të lartë nmë misionin e SHBA në New York për të dhënë një zgjidhje politike për Bosnje Hercegovinën. E gjithë kjo lidhje është për të përdorur individë dhe pjesë të shtetit amerikan duke i korruptuar ata në këtë rast që është i evidentuar se një pjesë e parave janë dhënë pas vitizës në Shqipëri. Ky është rasti klasik i një korrupsiooni ku SHBA tashmë duhet ta ketë parasysh, të mos fshihen pas gishtit, ja ku e kanë një klientelist 'yes man' që përpiqet t'u shërbejë atyre por në fakt me politikat e tij ka hedhur helm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Ky model qeverisje i një autokrati është dëmi më i madh që i ka sjellë Shqipërisë ky person", u shpreh Nesho.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco