SYRI TV/ Rama ka pranuar lidhjet me ish-zyrtarin e FBI-së: McGonigal është miku im

14:02, 24/01/2023
A+ Aa A-

Disa muaj më parë, Kryeministri Edi Rama pranoi miqësinë me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal,  i arrestuar në SHBA, pasi ka përfituar para  nga një shqiptar dhe udhëtime të mbuluara në Tiranë. Por teksa muaj më parë, Rama mohonte që  të kishte lidhje pune apo biznesi me ish-zyrtarin e FBI, hetimet në SHBA hodhën poshtë variantin dhe deklaratat e Kryeministrit. 

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar me krenari, lidhjen miqësore me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i arrestuar nën akuzën se ka pranuar shumë të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar si dhe ka marrë udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë.

Emri i McGonigal  u përmend për here të parë krah emrit të Kryeministrit Edi Rama, në shtator të vitit të shkuar kur po hetohej për lidhjet me  rusët.

Në atë kohë, i pyetur për lidhjet e tij me McGonigal, Rama u shpreh se  shefi i kundërterrorit të FBI ishte miku i tij dhe mohoi që qeveria e tij dhe ai vetë të kishin lidhje të tjera me ish-zyrtarin e FBI.

Por sot, disa muaj më vonë, këto deklarata të Kryeministrit Edi Rama janë hedhur poshtë nga hetimet në SHBA, që vërtetojnë se Mcgonigal është paguar nga Kryeministri Edi Rama për shërbime që ka kryer, ku përfshihen edhe ndërhyrje në institucionet amerikane. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco