Amerika vë nën hetim Ramën pas arrestimit të mikut të tij, flet Nesho

13:43, 24/01/2023
A+ Aa A-

Agim Nesho ish diplomat ishte i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', ku komentoi skandalin e radhës të qeverisë shqiptare.

Një ish-zyrtar i lartë i FBI është vënë nën pranga në SHBA, pasi akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus, në dhunim të sanksioneve amerikane.

Charles McGonigal, i njohur si mik i Edi Ramës, fakt i pranuar edhe nga kryeministri shqiptar, dyshohet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Por skandali është shumë më i rëndë. Sipas revistës së madhe amerikane, Fortune, ai akuzohet për një tjetër akuzë, se ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës së një vendi të huaj.

“Nuk është diçka e mirë kur në dosjen hetimore kryeministri shqiptar figuron disa herë si një njeri që jo vetëm ka një njohje personale por që ka bashkëvepruar me të. Aq më tepër që janë dy çështje që janë ngritur kundër McGonigal mikut të kryeministrit, një është nga prokurori i shtetit të New York dhe një nga Uashington ku flitet për çështjet e kundër terrorizmit dhe marrjen e një shume të caktuar 225 mijë dollarë të deklaruar nga një ish agjenti i shërbimeve sekrete të Shqipërisë.

Emrat janë evidentuar dhe është një çështje me përmasa shumë të mëdha, nuk është një çështje e thjeshtë duke ditur se 4 bashkëpunëtorët kryesorë në Ballkan të tij janë dy shqiptarë dhe dy nga Bosnja. Në planet e tyre është më e ndërlikuar. Njëri ishte ish-ministër i mbrojtjes tjetri një financier i kapur i industrisë farmaceutike. Duke ditur se jo vetëm do pagunin mbi 500 milionë dollarë ku McGonigal, ka deklaruar se një pjesë e lekëve që ka marrë nga agjenti shqiptar do ta rikthente, të paktën ky është deklarimi i tij.  Por nga ana tjetër ajo që ka rëndësi është se jemi në vitin 2018 kur inisiativa Vuçiç- Rama- Thaqi kishte lulëzuar. Dhe propozime të tilla në misione diplomatike kur diktohen çështje të mëdha si çështja e Bionjës e vë në pikëpyetje këtë gjë” u shpreh Nesho.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco