Ilir Meta: Përmbytja tri herë e Shkodrës, për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë!

Ilir Meta: Përmbytja tri herë e Shkodrës, për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë!

12:04, 24/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi qeverinë për përmbytjen e Shkodrës, qeverisjen e korruptuar deri në palcë siç e cilësoi.

Në një konferencë shtypi sot, Meta foli në veçanti për këtë problem të madh me të cilin po përballet Shkodra, Lezha e më gjërë.

“Përmbytjet e Shkodrës janë një dramë që është përsëritur tri herë  brenda më pak se tre muajsh për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë, - tha kreu i Partisë së Lirisë. - Gjendja e rënduar në Shkodër ku mbi 1400 ha janë përmbytur është rënduar si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri. 

KESH dështoi me qëllim në  aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet dhe përmbyt pronat dhe shtëpitë e shkodranëve. Kuota maksimale për këtë periudhë lejonte përpunimin e të gjitha prurjeve pa shkarkime. KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 janar dhe kështu do të evitoheshin përmbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare.

Fondet e dhëna nga qeveria për kullimin janë skandaloze dhe kurrsesi nuk mund të përballojnë situata të tilla. Problematika me të cilën po përballen qytetarët e Shkodrës është hapja në mënyrë të pakontrolluar e  portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shumë e lartë e ujit të shkarkuar është e papërballueshme për sistemin e kanalizimeve. Mungesa e plotë e ndihmës konkrete për qytetarët e Shkodrës, të cilëve iu janë përmbytur pronat, shtëpitë, është një vepër penale,” theksoi Ilir Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco