'Audienca e Papës me Presidenten Osmani, me rëndësi të veçantë për Kosovën'

'Audienca e Papës me Presidenten Osmani, me rëndësi të veçantë për Kosovën'

14:53, 23/01/2023
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu,

Audienca e Papa Françeskut me Presidenten Osmani është një eveniment madhor për Kosovën. Pa dyshim, kjo ngjarje e ndodhur pak përpara, është edhe zhvillim politik tejet i rëndësishëm për Kosovën, për të gjithë shqiptarët. Është kështu për sovranitetin e Kosovës, për përkatësinë europiane e perëndimore të saj.

Pa dyshim kjo lidhet me një histori të gjatë qindravjeçare të shqiptarëve në tërësi, histori, gjatë të cilës një vend të veçantë zënë luftërat e përpjekjet e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu jo vetëm në mbrojtje të kombit tonë, lirisë, por edhe të vlerave europiane, qoftë edhe në anën tjetër të Adriatikut.

Një histori, ku roli dhe vepra e figurës madhore të epokës sonë moderne, të së Shenjtës Nënë Tereza, ka konsoliduar përkatësinë e lidhjet tona me Perëndimin, lidhje për të cilat Kisha Katolike ka një rol të veçantë.

Në të gjitha planet e analizat, kjo audiencë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën, veçanërisht në këto momente të vështira të saj, agresionesh mbi të, përpjekjesh të ringjallura për të sfumuar sovranitetin e atij shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco