Grenell: Një gazetar në Tiranë m’i tregoi përgjimet, dëshmitë ndaj Thaçit u tërhoqën se u manipuluan nga Smith

Grenell: Një gazetar në Tiranë m’i tregoi përgjimet, dëshmitë ndaj Thaçit u tërhoqën se u manipuluan nga Smith

15:20, 21/01/2023
A+ Aa A-

Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dëgjuar një incizim të dalë nga një sinjalizues nga Specialja që dëshmon tërheqjen e dëshmive nga disa dëshmitarë ndaj Hashim Thaçit.

Grenell ka thënë se këtë incizim ia ka treguar sot një gazetar në Tiranë. Sipas tij, arsye për këtë është pasi ish-kryeprokurori Jack Smith ka përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për të manipuluar dëshmitë e tyre, shkruan Gazeta Express.

“Sot takova një gazetar në Tiranë i cili ndau me mua një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, ku “dëshmitarë” tërheqin dëshmitë e tyre kundër Hashim Thaçit, pasi Jack Smith kishte përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për t’i manipuluar dëshmitë e tyre”, ka shkruar Grenell në Twitter. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco