Berisha: Ky do jetë viti i fitores! Përpjekja për të qëndruar me dhunë në pushtet, do dështojë

Berisha: Ky do jetë viti i fitores! Përpjekja për të qëndruar me dhunë në pushtet, do dështojë

13:16, 21/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në fund të bashkëbisedimit me qytetarët në median sociale se ky do jetë viti i fitores.

“Viti 2023 do jetë viti i fitores së demokratëve, i fitores së shqiptarëve, viti i triumfit të vlerave në këtë vend dhe i fundit të këtij regjimi që bazohet në vjedhjen, krimin dhe drogën.

Ju e shihni se në çfarë situate e kanë katandisur vendin. Urrejtja popullore ndaj tyre është e pakufishme.

Përpjekja për të qëndruar me dhunë në pushtet, do dështojë. Unë kam bindjen më të madhe se flladi i lirisë, revolucioni demokratik, do përmbysë, do të arkivojë këtë regjim, që i kushtoi shqiptarëve pothuajse sa një diktaturë në disa aspekte,” tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të bëjë opozita për të ndaluar shpopullimin në vend, Berisha tha:

“Ne kishim një projekt. Cili ishte ky? Projekti ynë ishte krijimi i kushteve në çdo zonë të këtij vendi, rurale, fshat, të barabarta me një lagje qyteti. Rrugët, ujësjellësit, kanalizimet, shkollën, shërbimin shëndetësor, furnizimin me energji. Ne investuam në Shqipërinë rurale, 3.2 miliardë euro, pra shumë më tepër se të gjitha investimet e tjera, për të ndryshuar jetën e tyre.

Përveç kësaj, ne filluam sistemin e financimit masiv të granteve për bujqësinë. Ato patën efekt të shpejtë dhe të madh. Rrënjët e ullinjve, nga 4.2 milionë, arritën në 11 milionë. Ulliri i rivlerësua siç është, një mrekulli natyrore. Pastaj kaluam te arrorët. Sot shqiptarët e marrin qumështin në Serbi, fermat janë në falimentim.

U ndala në këtë tablo, për të thënë se investimet në Shqipërinë rurale, janë kushti i kushteve për ta bërë atë të jetueshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco