Hetimi për inceneratorët, Kryemadhi: Të vijë të më marrë dhe mua live policia për këto…

Hetimi për inceneratorët, Kryemadhi: Të vijë të më marrë dhe mua live policia për këto…

22:20, 19/01/2023
A+ Aa A-

E pyetur në “Opinion” se pse nuk bën një padi për moszbatim të kontratës nga ana e kompanisë së incenerimit të mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi tha se e ka bërë më parë për atë të Elbasanit.

“Të vijë policia të më marrë live për këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj”-u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Kontrata, bashkia Tiranë e ka 29 euro që në 2017-ën. Deri tani ke paguar 24 milionë euro zoti Fevzi.

Blendi Fevziu: Jo jo 29 euro për ton…Dhe ata kanë thënë që do i nxjerrin, t’i incenerojnë mbrapa.

Monika Kryemadhi: Po t’i nxjerrin, t’i shohim. Nxirret dot këtu me dhe?! Shihe si është dheu zoti Fevziu.

Blendi Fevziu: Mbase e incenerojnë me dheun ata.

Monika Kryemadhi: Karrige, shkurre, goma makine, ça nuk ka!

Blendi Fevziu: Vitin e parë thoshte se do paguani 29 euro sepse landifilli ka nevojë të sistemohet. Edhe shteti nuk ka plotësuar disa nga dokumentet që i duhen kompanisë për të nisur incenerimin. Pra, është e vërtetë, nuk po incenerohet! Por ata thonë do i nxjerrim nga gropa dhe do i djegim më mbrapa.

Monika Kryemadhi: Të paktën për aq kohë sa e kam ndjekur është i njëjti proces. Landfilli bën filtrimin e ujërave, ndërsa në venddepozitimin e vjetër nuk ka, shkon e gjitha në ujëra nëntokësorë. Për 8 muaj këtu është mbushur me plehra. Sa plastikë ka këtu, metal, qelq, karton ka shumë gjëra.

Blendi Fevziu: Zonja Kryemadhi ne nuk e zgjidhim dot, pse nuk bëni një padi ju, është shumë e thjeshtë. Për zbatimin e kontratës…

Monika Kryemadhi: E kam bërë mor zotëri. E mbani mend se si erdhi policia e ua mori Tan Hoxhën këtu live?

Blendi Fevziu: Ua çova vetë!

Monika Kryemadhi: Të vijë të më marri dhe mua live me këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj.

Eugen Beci: Duhet të të marrë SPAK, por mos janë të zënë sot me operacionin e Fushë-Krujës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco