Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

William Walker: Askush nuk më ka pyetur për Reçakun në Uashington

William Walker: Askush nuk më ka pyetur për Reçakun në Uashington

09:55, 19/01/2023
A+ Aa A-

Vendimi i William Walker për ta shpallur krim kundër njerëzimit skenën që pa në Reçak, i çoi një mesazh të gjithë botës për atë që po ndodhte në Kosovë në vitin 1999. I ftuar në emisionin “Opinion”, Walker, i cili ka qenë shef i misionit të OSBE-së asokohe, tregoi se nuk është penduar për ato çfarë ka thënë pasi ato që ka parë mendon se janë krime kundër njerëzit. Por teksa u pyet se në çfarë misionesh të tjera ka shkuar gjatë karrierës së tij, Walker tha se pasi shkoi në Uashington askush nuk e pyeti më për Reçakun. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur as sot, 24 vite më vonë.

Blendi Fevziu: Ambasador, vendimi juaj në Reçak ishte shumë i vyer për shtetin tim, për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët. Si e gjykoni sot vendimin tuaj të para 24 viteve?

William Walker: Si e vlerësoj atë ditë?

Blendi Fevziu: Po. Vendimin. Sepse ju desh të merrnit një vendim pa u konsultuar me Uashingtonin… Pa pasur ndërhyrjen e gjeopolitikës, e gjërave të tjera. Ishte vendimi juaj.

William Walker: Ishte vendimi im. Nuk pendohem për ato që thashë. Megjithatë, ajo çka njerëzit priren të harrojnë është se kur e thashë atë gjë pashë çfarë pashë, mendoj se është krim lufte, mendoj se është krim kundër njerëzimit, po ashtu mendoj se ishte ushtria dhe policia serbe që e bëri, por nëse ato thonë se nuk ishte, nëse nuk pajtohen me atë që unë them, mund të lënë hetuesit ndërkombëtarë të vijnë këtu për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Jo hetuesit e tyre, askush nuk ka për ti besuar. Ju lutem, dërgoni njerëz nga IICI, Haga. The Luis Albert, prokurori ishte aty. Erdhi menjëherë dhe nuk e lanë të hynte. Doktoreshës mjekoligjore finlandeze, Dr. Renta, iu deshën 3-4 ditë të shkonte aty dhe kur mbërriti ato i kishin bërë autopsi shumë prej trupave dhe sipas Dr. Renta nuk mund të kryesh një autopsi të dytë, pra ata i kishin prishur provat.

Blendi Fevziu: Ambasador, përveç misionit tuaj në Kosovë, në çfarë misionesh të tjera në shtete të tjera keni shkuar gjatë karrierës tuaj?

William Walker: Nuk kam idenë se çfarë ndodhi por kur u ktheva në Uashington, askush nuk më pyeti për Reçakun. 24 vite më vonë nuk më kanë pyetur ende. As Departamenti i Shtetit, as Shtëpia e Bardhë. Po afrohesha pranë pensionit. Mu tha nga Madeleine Albright: Nëse bën një punë të mirë në Kosovë, mos u shqetëso, do të të gjejmë një vend të mirë për të mbyllur karrierën tënde në një detyrë të këndshme. Në vend të kësaj, dola në pension dy muaj më vonë.

Blendi Fevziu: Dy muaj më vonë..?

William Walker: Siç thash, askush nga Departamenti i Shtetit, apo Shtëpia e Bardhë apo CIA apo ndonjë agjenci tjetër nuk më ka bërë sikur një pyetje të vetme për atë që jemi duke folur.

Blendi Fevziu: Por janë shkruar shumë faqe lidhur me Reçakun dhe rëndësinë e vendimit pas ngjarjes.

William Walker: Jo, ajo kupton shumë mirë se çfarë ka ndodhur në Reçak dhe ishte shumë aktive gjatë diskutimeve me grupin e kontaktit. Ishte shumë aktive. Mendoj se bombardimet e NATO-s nuk do të vinin pa ndërhyrjen e Madeleine Albright, por ajo ngacmoi zemërimin e ndërkombëtarëve… Millosheviçi bëri disa gabime. Një, më shpalli person “non grata”. Gazetat dhe lajmet nëpër botë shkruan për këtë ngjarje. Çfarë po ndodh? Po largojnë një diplomat amerikan. Kjo solli më shumë gazetarë. Më shumë gazetarë mbërritën nga Tokio, nga Berlini, nga Afrika e Jugut…

Blendi Fevziu: Më shumë fakte të tmerrshme për Kosovën u bën të njohura…

William Walker: Po, ata erdhën, pyet se çfarë po ndodhte pasi nuk kishin dëgjuar më parë për Kosovën dhe gazetarët si gazetarë dolën në terren dhe zbuluan se kjo kishte ndodhur edhe në fshatra të tjerë. Reçaku nuk ishte i vetëm. Më pas, historitë e ndryshme që shpikën. Se unë kisha shkuar dhe kisha ndryshuar uniformat e UÇK-së me rrobat e banorëve… Gjëra të tilla.

Blendi Fevziu: Duket si film dhe jo si histori e vërtetë.

William Walker: Po, pikërisht.

Blendi Fevziu: Ambasador, dua t’iu falënderoj shumë që ishit i pranishëm me ne mbrëmjen e sotme.

William Walker: Kënaqësia është e imja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco