Jasnen: Politika e falimentuar po i përzë shqiptarët nga vendi

22:09, 17/01/2023
A+ Aa A-

Aktivisti për të drejtat e njeriut Jan Jansen i ftuar në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv ka shprehur bindjen e tij për një riprogramin të politikave në funksion të popullësisë shqiptarë gjë që sipas tij rezulton negative.

Për Jansen shkaku kryesor është politika, për të cilën shprehet se ka falimentuar edhe po çon të gjithë shqiptarët të marrin rrugët në vendet e botës për një jetë më të mirë.

“Për mendimin tim nuk besoj se ka shprese që shqiptarët të riprogramohen pasi politika e Shqipërisë është e falimentuar krejtësisht. Javën e shkuar kam takuar mjaftë njerëz dhe pothuajse 100% e tyre nuk ka besim në këtë politikë. Të gjithë nëse do të kenë mundësinë të shkojnë jashtë do të shkojnë menjëherë e do ta lenë vendin bosh.

Faji nuk është vetëm në një person. Nëse nuk ka punë njerëzit do të largohen në një vend ku ka punë, ku ka para e ku është një jetë normale. Mendoj se ky pushtet do të vazhdojë. Ata kanë instrumentat e tyre dhe i blejnë votat dhe kryejnë  të gjitha metodat për të qëndruar në pushtet”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco