Porti i Durrësit/ Igli Cara: Shumica e durrsakëve e kanë kuptuar që është një aferë e madhe. Nuk do ta pranojnë!

21:08, 17/01/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD për bashkinë e Durrësit, Igli Cara foli në A Shoë me Adi Krastën në Syri Tv, për aferën e Portit të Durrësit. 

Cara tha, referuar të dhënave të sondazheve, se shumica e qytetarëve të Durrësit e kanë kuptuar se kemi të bëjmë me një aferë të cilën ata tashmë nuk e pranojnë. 

Ai theksoi se projekti 3D që ka paraqitur Edi Rama është në dëm të qytetit të Durrësit dhe të të gjithë vendit. 

"Porti i Durrësit është shumë i rëndësishëm për durrsakët, një simbiozë qëkur është krijuar qyteti i Durrësit. Dhe kjo është temë shumë e ndjeshme. Sondazhi ka ndryshuar dhe ka shkuar në drejtim të drejtimit të asaj që durrsakët kanë kuptuar se është një aferë e madhe dhe nuk e pranojnë. projekti i Ramës tronditi fillimisht të gjithë durrsakët duke e paraqitur në 3D. Por falë medias u bë e qartë që ky projekt ishte në dëm të qytetit dhe të gjithë shqiptarëve. Nuk mundet të pezullojmë punën në një port kaq të rëndësishëm për vendin dhe të gjithë rajonin, duhet një studim fizibiliteti, studim ekonomik, por duhet të kemi edhe miratimin e NATO-s dhe BE-së. Përderisa po shkojmë drejt BE, ata kanë ca rregulla, sepse nuk është BE si Shqipëria që iu tek kryeministrit dhe bën diçka. E rregulli është se para se të bësh diçka, do e kalosh në garë. Unë nuk jam kundër marinës detare, por duhet thënë që tani kanë faktet që fjala marinë detare është vetëm maja e ajsbergut. Sepse të gjithë e dimë që total vlera 2.1 miliardë euro, vetëm 1% është e vlerës së marinës, e gjithë pjesa tjetër është ndërtim. Jam pro një marine detare, pse jo të spostojmë edhe portin tregtar diku dhe të bëhet që ta bëjmë marinën të aksesueshme për turizmin, por në asnjë rast nuk do të isha dakord jo vetëm unë, por edhe specialistët, që këtë port ta kthejmë vetëm për ndërtime dhe një subjekti që është mik i Edi Ramës i deklaruar", tha Cara.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco