Rininë shqiptare e largon Rama dhe qeverisja klienteliste

Rininë shqiptare e largon Rama dhe qeverisja klienteliste

10:40, 16/01/2023
A+ Aa A-

Nga Floida Kërpaçi/

Të dhënat e Eurostat për rajonin për vitin 2020 tregojnë se të rinjtë shqiptarë të grupmoshës 16-24 vjeç kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëta në raport me shtetet e tjera të rajonit.

Në Serbi, të ardhurat e të rinjve të krahasueshme sipas fuqisë blerëse janë 52% më të larta sesa të ardhurat e të rinjve shqiptarë.

Në Mal të Zi, treguesi është 43% më i lartë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, treguesi është 28% më i lartë sesa në Shqipëri.

Vërtet në Ballkan ka korrupsion apo shpërdorim detyre, por, rinisë shqiptare qeveria u vjedh mundësitë më shumë se çdo qeveri e rajonit të rinjve të saj, ndaj dhe Shqipëria ka ritmet më të larta të largimit të brezit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco