Mjeku Ilir Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokraktike. Lajmi u dha nga Partia Demokratike, në të cilën është në vijim, procesi i zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve.
Procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë u mbyll mbrëmë dhe në krye të tij u zgjodh me votë unanime z. Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar.
PD theksoi se "procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë dhe se i uron suksese z. Alimehmeti dhe anëtarëve të Departamentit ne detyrën e tyre të rëndësishme".




© SYRI.net