Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

VIDEO/ Pas deklaratës së Bashës, policia nis aksionin në Ishëm

VIDEO/ Pas deklaratës së Bashës, policia nis aksionin në Ishëm

13:23, 14/04/2017
A+ Aa A-

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha një ditë më parë se në Ishëm ka 100 ton kanabis sativa të fshehur nëpër magazina, policia ka nisur aksionet e kontrollit.

Policia e Shtetit duket se nuk i ka besuar deklaratave të përfaqësuesit lokal, drejtorit të Policisë së Durrësit, Perlat Çullhajt, se nuk ka drogë në këtë zonë, por ka nisur vetë verifikimet.

Që në mëngjes policia ka nisur kontrollet me helikopterë duke bërë fluturime në të gjithë zonën, por ende nuk ka informacione se çfarë është gjetur.

Gjithashtu në Durrës sot ka bërë një takim urgjent edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, i shoqëruar edhe nga kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Edhe takimi i Llallës kishte në fokus pikërisht kanabisin.

SYRI.net


Policia nis kontrollet ne Ishem by news-al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Baci14/04/2017 13:51

Po ca thua policia qe drejton cullhaj do i kontrolloje. E vend i mjere qe plehrat te kane dhjere.

Shto koment

Denonco