FOTO/ Ja pozicioni në BE i diplomatit që propozoi 'vjedhjen' e votave të PD

FOTO/ Ja pozicioni në BE i diplomatit që propozoi 'vjedhjen' e votave të PD

09:50, 14/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe përfaqësuesit kryesorë të koalicionit opozitar janë ankuar përmes një shkrese në Bashkimin Europian në lidhje me një zyrtar të BE­së në Tiranë, shkruan Panorama. Vendimi për këtë shkresë është marrë pas një takimi që Basha zhvilloi në selinë blu me aleatët e tij, Mediu, Ndoka, Duka e Dule, të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me ofertat që një zyrtar i BE­së ka bërë gjatë takimeve të zhvilluara në Tiranë.

Shqetësimi i përfaqësuesve të koalicionit opozitar lidhet me shefin e divizionit për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auer, i cili, sipas tyre, gjatë takimeve të zhvilluara me ta, u ka kërkuar që të ndalin bojkotin parlamentar dhe të bëhen pjesë e zgjedhjeve duke përfituar nga mungesa e PD-­së në proces për të marrë më shumë mandate. Shqetësimin në lidhje me këtë çështje, koalicioni opozitar ia ka shprehur edhe ministres së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Aleati i Bashës, kreu i PR­së, Fatmir Mediu, nga çadra e demokratëve tregoi dje një pjesë të bisedës së zhvilluar me përfaqësuesit e BE­së. “Dëgjova një përfaqësues të BE të thotë ‘shumë mirë që PD nuk hyn në zgjedhje, sepse kështu partitë e tjera mund të fitojnë më shumë vende në Parlament’”, tha Mediu. 

Kush është Eduard Auer, takimet në Tiranë më 6 prill 

Eduard Auer mban detyrën e shefin të divizionit për Ballkanin Perëndimor në KE. Auer ka zhvilluar së fundmi një vizitë zyrtare në Tiranë, më datën 6 prill, ku edhe ka realizuar disa takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës. Përfaqësuesi i BE­-së mësohet se gjatë kësaj vizite ka takuar në një takim të veçantë kreun e PR-­së, Fatmir Mediu, kreun e LZHK-­së, Dashamir Shehi, kreun e PAA-­së, Agron Duka, me të cilët ka diskutuar lidhur me krizën politike në vend dhe mundësitë e zgjidhjes.

Sipas burimeve, pikërisht në këtë takim, zyrtari i BE-­së u ka kërkuar aleatëve të Bashës të bëhen pjesë e zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar edhe përfitimet që partitë opozitare do të kishin sa u takon mandateve parlamentare në mungesë të Partisë Demokratike. Ish-­kryeministri Berisha i kërkoi dje Komisionit Europian të largojë nga detyra Auer, për shkak të veprimit të turpshëm që ky i fundit ka realizuar në Tiranë, duke bërë diversione me partitë opozitare./Panorama 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    lesi14/04/2017 15:15

    Doli emri qe dha dulja tani nikoll lesi ta shporri sic tha e ben dot

    dikush14/04/2017 11:15

    Ne ish vendet e sistemit socialist, rolin e ketij soj "diversanti" e ka luajtur multimiliarderi spekullant bankar e politik Georg Sorros.

    juri14/04/2017 10:28

    Mefalni nga vjen ky nvendet e lindjes ne qoftse esht 1200- i sistemit ne te kundert homo......

    Shto koment

    Denonco