Vaji i ullirit mbetet stok, Pano Soko: Fajësimi për mbiprodhim tregon paaftësi të ministres Krifca

19:41, 28/12/2022
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv kërkesën për vaj ulliri në tregjet botërore dhe rritjen e stokut të vajit në Shqipëri. Sa i përket deklaratës së ministres Krifca, Pano Soko tha se përdorimi i fjalës mbiprodhim tregon paaftësi.

"Kemi rreth 12 milionë rrënjë ullinj, u ndërmor iniciativa që rezultoi e suksesshme. S'ka mbiprodhim si koncept, çdo gjë që buron nga toka është bekim. S'ka mbiprodhim ulliri siç nuk ka mbiprodhim nafte apo kromi.

Përdorimi i fjalës mbiprodhim tregon paaftësinë e atyre që drejtojnë. Pse jemi në këtë pikë, sepse nuk u kujdesëm asnjëherë që fermerit, atyre që kanë prodhuar, zinxhiri që lidh tokën me konsumatorin, është përgjegjësi e atyre që drejtojnë vendin, bujqësinë."-tha Soko.

Eksperti deklaroi më tej se jemi ndër të paktët vende që prodhojmë vaj ulliri ndërsa shtoi se kërkesa botërore është shumë e madhe. Soko theksoi se qeveria nuk duhet të thotë ka mbiprodhim, por të gjejë rrugën e duhur për eksport të vajit të ullirit në tregjet ndërkombëtare.

"Askush nuk kujdeset që ta licensojë dhe ta çojë vajin në parametrat e BE, certifikim po them, detyrë shtetërore që të kemi mundësi për ta nxjerrë në Bashkimin Europian. Këtu ndodhin gjërat e këqija ose se se vrasin mendjen ose janë të paaftë. Kryesisht se nuk mendojnë për asgjë."-tha Soko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco