Rikomisionim për pagesat e hequra, pas 3 ditësh invalidët dalin nga greva

19:35, 26/12/2022
A+ Aa A-

Invalidët e Elbasanit ka dalë nga greva e urisë pas 3 ditëve rezistencë. Një grup invalidësh nga Elbasani u futën në grevë urie, pasi Ministria e Shëndetësisë u hoqi atyre pagesat shtesë për paaftësinë. Pas 3 ditëve, invalidëve u është ofruar zgjidhje rikthimi në Komision për rishikimin e pagesave të hequra me vendim të Kempit Epror.

Invalidët në Elbasan ndërpresin grevën e urisë pas tri ditësh. Takimi me përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë i cili zgjati për gati një orë ka sjellë arritjen e një marrëveshje dhe sipas grevistëve ministria u ka premtuar zgjidhjen e kërkesave që ato kanë shpalosur këto ditë të grevës.

Invalidët shprehen se kanë marrë sigurinë nga përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë për plotësimin e kërkesave të tyre, por edhe nëse këto nuk plotësohen sërish nuk përjashtohet mundësia që ata të rikthehen në grevë urie. Arsyeja që i detyroi ata të merrnin vendimin  drastik është përgjysmimi i kempit dhe heqja e ndihmës higjeno-sanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco