Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Flamuri i PD rikthehet në shtëpi

Gurra: Veriu i Kosovës kontrollohet nga grupet e Moskës! Rama aleat i Vuçiç, BE të ndryshojë qasje

18:29, 26/12/2022
A+ Aa A-

Analisti Hysni Gurra, komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv tensionet në veri të Kosovës. Hysni Gurra vuri në dukje se kryeministri Edi Rama është prej vitesh pro qëndrimeve dhe avokat i Vuçiçit.

"Problemi i konfliktit në Kosovë, Serbia është një matrioshkë e Rusisë në Ballkan. Por kjo s'do të thotë që sa herë ka konflikte në Kosovë, patjetër do shtyhen ose do inicohen nga Moska. Këtë herë kemi konfliktin e Ukrainës që e vendos më në pah situatën në Kosovë.

Tani matrioshkat e saj ku i ka Rusia, Dodiku sillet si i pavarur, vendos kushte, konfliktet ku Rusia ka dorë, fillon e riaktivizon për të bërë presion. Veriu i Kosovës 90 për qind kontrollohet nga grupet e Moskës. Krijojnë destabilitet."-tha Gurra.

Analisti tha më tej se BE duhet të ndryshojë qasje me Kosovën pasi flet për zgjidhje teknike.

“Kosova është problem politik, nëse nuk zgjidhet si problem politik, nuk ka për tu zgjidhur dhe do jetë një situatë e tensionuar, e provokuar. Rama në 3-4 vitet e fundit, janë dy aleatë, më shumë aleat me Vuçiçin se me Albin Kurtin. Qëndrimet e Ramës në mënyrë tallëse për Open Balkan, një nga arsyet pse Vuçiç e shtyn përpara atë.”-tha Gurra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajeninevete26/12/2022 19:33

Kosova nuk eshte problem politik por problem I popujve lokale edhe te drejtave te qytetareve per te mos jetuar nen sundimin e qeverive te huaja. Sikurse kosovaret nuk donin te jetonin nen serbi, edhe serbet nuk Dian te jetojne nen qeveine e kosoves. Zgjidhja: ne jotojme ne nje ekonomi tregu. Gjerat blihen edhe shiten, nuk grabiten sipas nevojes. Pra nuk grabiten me arme edhe lufte. Nese nje shtet ka pjese te popullit te tij ne nje vend fqinj, duhet te beje nje oferte ta bleje token edhe njerezit per ta bashkuar me vendin mëmë. Kjo duhet te jete zgjidhja e shekullit tonë.

Shto koment

Denonco