Lobimi/ Alarmi në SHBA: Soros po jep fonde për të shuar zërat e të djathtës

Lobimi/ Alarmi në SHBA: Soros po jep fonde për të shuar zërat e të djathtës

10:23, 22/12/2022
A+ Aa A-

Mediat e djathta në SHBA janë të shqetësuara se miliarderi i majtë, George Soros, i cili njihet si mega-donatori më i madh i demokratëve, po jep fonde që shkojnë për grupet anti-policore në vend.

Sipas Fox News, vetëm për vitin 2021, grupet e Soros dhanë të paktën 35 milionë dollarë për iniciativat që kërkojnë heqjen e fondeve për policinë.

Kjo gjë vjen në kohën kur në SHBA, krimi ka njohur rritje të ndjeshme sidomos në qytetet ku janë të zgjedhur prokurorët e financuar nga Soros.

Fox News shkruan se fondet janë dhënë përmes një rrjeti të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur.

Por jo vetëm kaq, gazeta Washington Examiner shkruan se Soros po shpenzon miliona dollarë për të shuar zërat konservatorë në SHBA.

Sipas saj, ai ka dhënë të paktën 60 milionë dollarë për të blerë një rrjet me radio hispanike, të cilat njihet për qëndrimet konservatore.

Qëllimi është rritja e ndikimit të të majtës tek komuniteti hispanik.

Blerja e këtij rrjeti radiosh është pritur me rezistencë dhe protesta nga gazetarët e djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco