Çështja e detit/ Dendias: Duhet kompromis për ta dërguar në Hagë

Çështja e detit/ Dendias: Duhet kompromis për ta dërguar në Hagë

10:54, 21/12/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare. Në konferencën e përbashkët me homologen Olta Xhaçka ai u shpreh se duhet kompromis që çështja e detit të shkojë Gjykatën e Hagës.

“Diskutuam gjithashtu në nivel politik për marrëveshjen që ne kemi për një çështje shumë të rëndësishme, marrëveshjen në parim para dy vitesh që të kalojmë në një kompromis në mënyrë që të dërgojmë çështjen në Gjykatën e Hagës për kufirin.  Zgjidhja e kësaj çështje dhe zgjidhja e ligjit të luftës dhe dy marrëveshjet e tjera për shmangien e episodeve në kufi dhe mirëmbajta e piramidave kufitare janë ato që do të dërgojnë një mesazh në komunitetin ndërkombëtar”, tha Dendias.

Ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi se ka vullnet për kompromis për  referimin e kësaj çështjeje në Hagë.

“Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo, ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për një kompromis për referimin e çështjet në Hagë”, tha Xhaçka.

Ndër të tjera, ministri Dendias shprehu sërish mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë në integrimin europian dhe theksoi se për vendin tonë, kjo është rrugë me një kalim.

“Greqia ka qenë mbështetës i ngrohtë i këtij integrimi dhe fuqimisht madje, ajo mbështet përspektivën europiane të gjithë Ballkanit Perëndimor, sigurisht në kuadrin e një kushti të drejtë. Këtë mesazh kam përcjellë  në Beograd, Prishtinë dhe këtë mesazh ia përcolla dhe ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe do doja të konfirmoja nga këtu përgatitjen tonë që të ofrojmë çdo trajtim integrues për Shqipërinë. Perspektiva europiane e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është rrugë me një kalim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco