Vasili-Ramës: Mbetesh shpirt kazëm! Mos bridh me çarter, shko në Londër shiko hallet e shqiptarëve

Vasili-Ramës: Mbetesh shpirt kazëm! Mos bridh me çarter, shko në Londër shiko hallet e shqiptarëve

20:05, 15/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një statusi në rrjete sociale ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili tha se ka kërkuar prej kohësh që azilkërkuesit shqiptarë të kthehen nga Britania e Madhe. Petrit Vasili shprehet se shpirt kazma ngelet shpirt kazëm ndërsa shtoi se kreu i qeverisë bredh me çarter.

Vasili shprehet se Edi Rama që i bie përqark botës me çarter privat duhet të shkojë urgjent në Angli dhe të mos lërë qytetarët shqiptarë në mëshirë të fatit siç ka bërë deri më tani, por të negociojë me qeverinë angleze për situatën emergjente.

Statusi i Vasilit
Shpirt kazma ngelet shpirt kazëm! Edi Rama brodh bolle ne çarter dhe shko ne Londer shiko hallet e shqiptareve, shiko si po trajtohen ata dhe negocio per ta!

Ndërkohë që shqiptarët dhe te rinjte fatkeqë po largohen nga Shqipëria me shpresen për të gjetur një punë për të jetuar, pikërisht per shkak te korrupsionit  dhe politikave per te rrenuar e grabitur të Kryeministrit Edi Rama, ai nuk po i lejon të jetojnë as jashtë Shqipërisë dhe kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar. 

Ky palo kryeminister, firmos me shume kenaqesi marrveshje me Qeverinë Britanike, për dëbimin e 13 mije shqiptarëve nga Mbreteria e Bashkuar drejt Shqipërisë, sikur s'ka asnje lidhje me keta shqiptare qe largohen per shkak te tij.

Dhe për këtë ai po realizon një bashkëpunim gjoja të “frytshëm”, për ti përzënë shqiptarët nga atje.  Në vend që, të hidhet urgjent në Angli, e të negociojë me Qeverinë Britanike dhe të kërkojë që shqiptarët atje, që mund të gjejnë një punë, të legalizohen dhe të jetojnë të lirë. 
Ai, as këtë nuk e bën. Ai nuk do t’ia dijë se çdo i ri që ka ikur andej me gomone apo kamion, i ka marrë paratë borxh dhe do kthehen në Shqipëri, të traumatizuar e te zhytyr ne borxhe.

Policia Angleze është hedhur në rrugët e Londrës duke ndaluar në masë Shqiptarët dhe duke ju mohuar edhe të drejtat minimale të njeriut, në ndryshim nga emigrantet e tjere, për të jetuar të lirë.  Situata është alarmante dhe kerkon zgjidhje urgjente.

Edi Rama qe i bie perqark botes me çarter privat te shkoje urgjent ne Angli dhe te mos lere qytetaret shqiptaret ne meshire te fatit sic ka bere deri tani por te negociojë me qeverine angleze per situaten emergjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco