Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vendimi i Strasburgut/ EurActiv: BE nuk e rekomandon vetingun në rajon

Vendimi i Strasburgut/ EurActiv: BE nuk e rekomandon vetingun në rajon

10:19, 15/12/2022
A+ Aa A-

Agjencia e lajmeve të Brukselit, EurActiv, raporton se Gjykata e Strasburgut ka marrë vendim pro një prokuroreje të shkarkuar në procesin e vetingut, proces ky që ka mbështetjen e Bashkimit Europian.

Portali i referohet vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në favor të ish-prokurores Antoneta Sevdari. Kjo e fundit u shkarkua në vitin 2019 pasi iu gjetën probleme në deklaratën e pasurisë.

Gjykata e Strasburgut tha se shkarkimi ishte joproporcional, por theksoi se rasti i saj duhet trajtuar si një përjashtim.

Gjithashtu gjykata konstatoi shkelje të të drejtave të jetës së saj private dhe urdhëroi pagesën e shpenzimeve prej 24.600 eurosh.

Në vendim thuhet megjithatë se ‘gjykata nuk vlerëson se procesi aktual i vetingut në Shqipëri në përgjithësi, bazuar në Kushtetutën dhe ligjin e vetingut, shfaq ndonjë problem sistematik’.

Agjencia e Brukselit thekson megjithatë se BE nuk e rekomandon këtë proces te vendet fqinje.

“Ndërkohë që procesi i vetingut konsiderohet një sukses në Shqipëri nga BE dhe SHBA, vendet fqinje që kanë shprehur interes për një nismë të ngjashme janë dekurajuar nga zyrtarët e BE-së”, shkruan portali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco