Yuri Kim: Duan të kapin kreun e ri të SPAK, që të manipulojnë hetimet

Yuri Kim: Duan të kapin kreun e ri të SPAK, që të manipulojnë hetimet

09:29, 14/12/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka publikuar një mesazh sot në Twitter, në të cilin thekson se SHBA do ta monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK, duke pranuar rrezikun se procesi i përzgjedhjes mund të ndikohet nga ata që kanë interes për të manipuluar hetimet.

Yuri Kim shkruan: "Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili - pa frikë ose favore - do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. 

Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar e do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara," ka thënë në përfundim, Yuri Kim. 

Mesazhi në Twitter

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 14/12/2022 10:14

Faleminderit, zonja ambasadore, per mbeshtetjen e vendit tuaj, per shkaterimin e institucioneve ne pergjithesi dhe te shtetit ne vecanti! Faleminderit!!!

Shto koment

Denonco