'Akt i rëndë, mund të kishte pasoja', kreu i FRPD për sulmin ndaj Berishës: U krijua kaos dhe inat në turmë

'Akt i rëndë, mund të kishte pasoja', kreu i FRPD për sulmin ndaj Berishës: U krijua kaos dhe inat në turmë

15:56, 07/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka dënuar aktin e dhunës ndaj Sali Berishës një ditë më parë në protestën e organizuar nga opozita.

Në një lidhje Skype me News24, ai u shpreh se ndodhej afër Berishës në momentin e sulmit, ndërsa tha se menjëherë më pas pati një kaos mes njerëzve si dhe inat ndaj agresorit.

Po ashtu ai është ndalur edhe tek shembja e “Prestige Resort” duke e cilësuar një sulm të hapur ndaj biznesit dhe medias.

“Është një keqardhje shumë e madhe që një protestë paqësore t’i bëhet ky sulm liderit të saj. Një sulm prej burracakësh, dhe të atyre që e kanë organizuar që sot fshihen pas një kartele mjekësore të një spitali privat.

Jehonë mediatike që po bëhet kudo, e kam parë, që këtij personi po i nxjerrin video sikur është I sëmurë. Unë mendoj se është një situatë e inskenuar, dhe alibia është që ai nuk është mirë nga gjendja mendore. Unë isha dikur 30 metra pas Berishës, ndodhi një kaos I madh në ato momente. Zoti Breçani po e shoqëronte si një ish efektiv me eksperiencë, për ta shpëtuar nga turma e zemëruar.

Berisha është një lider dhe ish-president, dhe mbi të gjitha në moshë, dhe kurrsesi nuk mund t’i bëhet një sulm i tillë pasi mund të kishte pasoja. Protesta paqësore, nuk po them t’i vijë fundi, por të marrin një rrjedhë më të fortë, por kjo i takon si qëndrim liderit të partisë.

Unë si person, për mua është shumë e rëndësishme që ne të fillojmë sa më shpejt ta rrëzojmë këtë pushtet.

Unë jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha detyrave të mia institucionale. Dje u kalua linja e kuqe. Respekti reciprok për sigurinë fizike e çdo lloj lideri duhet të garantohet nga ata që janë në krye të pushtetit.

Ajo çfarë ka ndodhur me “Prestige Resort” është sulm i drejtpërdrejtë ndaj biznesit, ligjit dhe medias. Këto sulme që i bëjnë mediave në formë shantazhi e përbuz dhe e shof si shkatërrim demokracie. Sinjal edhe ndaj mediave të tjera. Por mediat janë ato që nuk duhet të bëhet zgjatim i pushtetit”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco