Partia Demokratike zhvillon sot primaret, votohen kandidatët për zgjedhjet e 14 Majit

Partia Demokratike zhvillon sot primaret, votohen kandidatët për zgjedhjet e 14 Majit

07:49, 04/12/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike zhvillon sot votimet për primaret që do të nxjerrin kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Gara për pjesëmarrësit u hap rreth një muaj më parë. Votuesit që do të zgjedhin kandidatët e 14 majit janë anëtarët e PD dhe simpatizantët, të cilët do të pajisen me një kartë të posaçme për të votuar gjatë ditës së sotme.

Procesi i votimit fillon në orën 08:00 dhe përfundon në orë 18:00.

Mbi 200 emra kanë dorëzuar platformën e tyre për të kandiduar në primare. Fushata e primareve nisi më 13 nëntor dhe përfundoi më 27 nëntor.

Kandidatët prezantuan platformën para qytetarëve të bashkisë për të cilën kandidojnë në primare.

Gara më e fortë mbetet ajo e Tiranës, ku janë 7 kandidatë përballë njëri-tjetrit: Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi dhe Julian Deda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco