SYRI TV/ PR nuk do të ketë kandidatë më ‘14 maj’, Mediu: Mbështesim 1 kandidat të vetëm

16:22, 03/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu njoftoi se forca politike që drejton nuk do të ketë kandidat të saj në zgjedhjet lokale të 14 majit, por do të mbështesë kandatin e përbashkët të opozitës. Gjatë takimit me strukturat e partisë, Mediu theksoi se synon Këshillat Bashkiak ku partia që drejton do të dalë me listat e saj.

Syri Tv

Partia Republikane nuk do të ketë kandidatë të saj në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Këtë e bëri me dije kryetari i kësaj force politike Fatmir Mediu gjatë takimit me strukturat ku u morën vendime lidhur me aksionin politik. Mediu theksoi se PR mbështet vetëm një kandidat në këto zgjedhje. 

"Pavarësisht nga konfuzioni në opozitë ne nuk do të nxjerrim kandidatë për t'i bërë sfidë kandidatit kryesor. Çdo kandidat që do të dilte në krahun e djathtë përveç një kandidati do të ishte kontribut për pushtetin e Edi Ramës në këtë situatë katastrofë në Shqipëri. Prandaj do të ketë një kandidat të vetëm"

FatmirMediu,  kryetar i PR

Ndërkohë, Mediu deklaroi se PR synon Këshillat Bashkiak më 14 maj, ku do të dalë me listat e saj. 

"Përsa i përket kandidimit si Parti Republikane ne do të dalim me listat tona. Ne duhet patjetër të ndërtojmë një sistem gare brenda nesh. Nuk ka rëndësi radhitja, këshilltar do të jetë ai që merr më shumë vota. Është provuar në Shkodër dhe vendet e tjera ku është aplikuar kjo me ndershmëri ne kemi patur rezultatin më të lartë dhe kemi patur këshilltarë ata që kanë patur mbështjen e qytetarëve".

Fatmir Mediu, kryetar i PR  

Sipas Mediut, opozita duhet të ndërtojë polin moral, dhe të mos përsërisë gabimet e së shkuarës, por të afrojë shqiptarët në zgjedhje.

"Të gjithë ne së bashku brenda duhet të mbajmë barrën si opozitarë, të bashkojmë shqiptarët duke afruar zgjedhjet, idetë dhe vizionin, atë besim që na kanë dhënë në 1990 të rinjtë, Berishës e ne të tjerëve, duhet t'ua kthejmë sot atyre të rinjve për të qenë pjesë e politikës. Le të jetë ata që të qeverisin dhe ne patjetër t'i mbështesim". 

Fatmir Mediu, kryetar i PR

Në takimin me strukturat e partisë, Mediu foli edhe për situatën e rëndë me të cilën po përballet vendi, ndërsa theksoi se opozita duhet të krijojë shanse të reja për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

elmaz bufi03/12/2022 17:20

Policia sapo njoftoi banoret ne Mal tè Robit...zona rreth Prestizhit...qe neser pas ores 14 te having dyer e dritaret se do ketè shperthim te madh....

Shto koment

Denonco