SYRI TV/ Policia dhe SPAK, hetim skemës së Call Center, Rrumbullaku flet për kërkesën nga Spanja

14:30, 03/12/2022
A+ Aa A-

SPAK dhe Policia e Shtetit po hetojnë të gjithë personat e përfshirë në skemën e mashtrimit me Call Center. Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku konfirmoi sot kërkesën e autoriteteve spanjolle dhe hetimin e kompanive dhe të individëve të përfshirë në këtë skemë. Drejtues i skemës është identifikuar Amant Josifi, i cili që në 2014-ë, themeloi kompaninë e Call Center së bashku me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit.

Nga SYRI TV

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, bëri me dije se bazuar në dosjen e sjellë nga autoritetet spanjolle, së bashku me SPAK-un po punohet për të vënë para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në skemën e mashtrimit me Call Center, ku në krye të tyre qëndron Amant Josifi. Në një dalje për mediet, Rrumbullaku u shpreh se grupi hetimor është në rrugë të mbarë për kapjen e të gjithë të përfshirëve që i janë shmangur ligjit.

Skema e mashtrimit me Call Center, bazat e së cilës ndodheshin në Shqipëri, përllogaritet t’u ketë zhvatur rreth 2,5 miliardë euro mbi 200 mijë shtetasve spanjollë dhe qytetarëve të tjerë të Bashkimit Europian. Sipas letër-porosive të sjella nga autoritetet spanjolle, por edhe nga informacionet që kanë publikuar mediet e vendit iberik, në krye të kësaj skeme qëndronte Amant Josfi, i identifikuar si një njeri me mbrojtje nga qeveria, ku ka mbajtur edhe poste të ndryshme.

Por Amant Josifi nuk është aq i panjohur për opinionin shqiptar. Josifi ka qenë ortak me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama në shoqërinë “Pegasus” shpk, e cila ka si aktivitet kryesor shërbimin e shitjes nëpërmjet telefonit, Call Center.

Kompania është regjistruar në maj 2014, vetëm pak kohë pasi Olsi Rama u rikthye në Shqipëri, sapo vëllai i tij mori mandatin e kryeministrit. Bashkëpunimi zyrtar ndërmjet Josifit dhe Olsi Ramës ka vijuar deri në janar të vitit 2018.

Josifi rezulton të ketë lidhje të forta me qeverinë e Edi Ramës. Ai ka qëndruar për shumë vite në krah të ministres Olta Xhaçka si këshilltar i saj, gjatë kohës që ka qenë Ministre e Mbrojtjes.

Po ashtu, ai është djali i Pranvera Strakoshës, një zyrtare e lartë në qeverinë e Edi Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco