Paloka: Graniti e Xherdani e fituan Botërorin e tyre, për vete dhe gjithë shqiptarët”

Paloka: Graniti e Xherdani e fituan Botërorin e tyre, për vete dhe gjithë shqiptarët”

13:03, 03/12/2022
A+ Aa A-

Edi Paloka, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi sot se edhe pse Serbia po synon të ndëshkojë Granit Xhakën pas humbjes që pësoi dje në Kampionatin Botëror të Futbollit, dy talentet shqiptare tashmë e kanë fituar Botërorin për vete dhe për të gjithë shqiptarët!

Paloka shkruan në Fb: “Serbia po kërkon me ngulm dënimin e Xhakës nga FIFA . Një hakmarrje tipike prej dështaku. Nëse kjo do të ndodhte, do ishte më shumë se e padrejtë. Që përpara ndeshjes, por dhe gjatë ndeshjes, pati disa qëndrime absurde. Një vajze u nxor nga stadiumi sepse po bënte me duar simbolin e shqiponjës, ndërkohë që në bluzat e tifozëve serbë ishin shkruar fraza të mbushura me urrejtje për shqiptarët.

Kjo urrejtje e serbëve ndaj simbolit të shqiponjës është edhe më absurde kur dihet që edhe në flamurin e tyre është shqiponja me dy krerë e Bizantit!!!

Tifozeria serbe në kor ulërinte “vrisni shqiptarët” e jo vetëm tifozeria, po edhe vetë futbollistët serbë dhe trajneri i tyre janë kapur duke sharë , ofenduar e bërë gjeste kundër shqiptarëve që luanin në fushë për Zvicrën. Pamjet janë të qarta dhe nga ekranet . Sidoqoftë, Graniti e Xherdani e fituan Botërorin e tyre, për vete dhe për të gjithë shqiptarët”, nënvizoi në përfundim Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco