Mediu takim me strukturat për zgjedhjet lokale: Ne do të mbështesim si Parti Republikane një kandidat të vetëm!

Mediu takim me strukturat për zgjedhjet lokale: Ne do të mbështesim si Parti Republikane një kandidat të vetëm!

12:59, 03/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka organizuar një takim me strukturat për zgjedhjet lokale.

Gjatë fjalës së tij Mediu është shprehur se të gjithë së bashku duhet të mbajmë barrën si opozitar, të bashkojmë shqiptarët duke i ofruar zgjidhje, ide, vizionin dhe duke i bërë të rinj dhe të rejat në mbarë Shqipëri pjesë të veprimit të opozitës.

Mediu foli gjithashtu dhe se si Partia Republikane do të dalë në zgjedhjet lokale.

''Përsa i përket kandidimit si Parti Republikane, do të dalim me listat tona si Parti Republikane për të kandiduar. Ne duhet partjetër të ndërtojmë një sistem gare brenda nesh. Nuk ka rëndësi radhitja. Këshilltar do të jetë ai që merr më shumë vota. Është provuar në Shkodër dhe në vende të tjera, kur është aplikuar kjo me ndershmëri, ne kemi pasur rezultatin më të lartë, dhe kemi pasur këshilltarë ata që kanë pasur mbështetjen e qytetarëve. Pra le t`a bëjmë këtë ne si republikanë, pavarësisht se e bëjnë apo nuk e bëjnë subjektet e tjera politike.’ është shprehur Mediu.

Fjala e plotë e Fatmir Mediu: 

Të gjithë ne së bashku, brenda duhet të mbajmë barrën si opozitarë, të bashkojmë shqiptarët duke i ofruar zgjidhjet, idetë dhe vizionin dhe duke bërë pjesë të veprimit tonë politik, të rinj dhe të reja në mbarë Shqipërinë, por dhe një netëork të fuqishëm në Kanada, në Britani, në Europë dhe SHBA.

E thashë edhe më parë, atë besim që na dhanë në 1990-ën, të rinj të Berishës dhe ne të tjerëve, duhet t`jua kthejmë sot atyre të rinjve për të qënë pjesë e politikës dhe të jenë ata që qeverisin dhe ne patjetër vetëm t`i mbështesim.

Të rinj që çmojnë dinjitetin, të rinj që ëmojnë atdhedashurinë, të rinj që çmojnë familjen, çmojnë besimin, vlerësojnë se nuk ka mbi ta njerëz absolutë, por ka vetëm një autoritet mbi ta që është Zoti, që i ka dhënë jetën për t`a jetuar, i ka dhënë lirinë për t`a ndërtuar jetën e tyre, i ka falur çdo gjë për t`a bërë mundësisht Shqipërinë Europiane.

Ne do të mbështesim si Parti Republikane një kandidat të vetëm. Pavarësisht nga kompozioni në opozitë, ne nuk do të nxjerrim kandidatë për t`i bërë sfidë kandidatit kryesor. Çdo kandidat që do të dilte në krahun e djathtë, përvec një kandidati, do të ishte kontribut për pushtetin e Edi Ramës dhe këtë situatë katastrofë në Shqipëri.

Prandaj do të ketë një kandidat të vetëm.

Përsa i përket kandidimit si Parti Republikane, do të dalim me listat tona si Parti Republikane për të kandiduar.

Ne duhet partjetër të ndërtojmë një sistem gare brenda nesh. Nuk ka rëndësi radhitja. Këshilltar do të jetë ai që merr më shumë vota. Është provuar në Shkodër dhe në vende të tjera, kur është aplikuar kjo me ndershmëri, ne kemi pasur rezultatin më të lartë, dhe kemi pasur këshilltarë ata që kanë pasur mbështetjen e qytetarëve.

Pra le t`a bëjmë këtë ne si republikanë, pavarësisht se e bëjnë apo nuk e bëjnë subjektet e tjera politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco