Vuçiç nuk i jep leje Ramës, të urojë Xhakën dhe Shaqirin

Vuçiç nuk i jep leje Ramës, të urojë Xhakën dhe Shaqirin

12:49, 03/12/2022
A+ Aa A-

Nëse i sheh profilet e Edi Ramës në rrjetet sociale, ai nuk lë asgjë pa postuar, qoftë edhe për çdo grimcë të parëndësishme. Madje duke e ditur rëndësinë e asaj që është virale, shfrytëzon mundësinë për t'u bërë protagonist apo për të tërhequr vëmendjen drejt tij.

Por nëse u hedh një sy medieve sociale 24 orët e  fundit, e kupton që shqiptarët flasin vetëm për një gjë. Bëhet fjalë për fitoren shqiptare të Zvicrës në Botëror.

Të gjithë politikanët kryesorë në Kosovë dhe në Shqipëri kanë reaguar për këtë fitore historike e cila erdhi pas një ndeshjeje të karikuar politikisht dhe shumë të tensionuar.

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Sali Berisha, Ilir Meta, të gjithë përshëndetën fitoren që na bëri krenarë. Por vetëm njëri heshti. Ai, që nuk lë gjë pa komentuar e moment pa dalë në media.

Vetëm Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç nuk po gëzojnë, shkruajnë komentuesit e shumtë. Çfarë e pengon Edi Ramën të bëjë një reagim?!

Arsyeja është e thjeshtë. Jo vetëm shqiptarët, por edhe protestuesit e shumtë në Mal të Zi e kanë kuptuar. Rama dhe Vuçiç janë bashkë dhe punojnë për një qëllim: që bota serbe të dominojë në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco