'Në Shqipëri nafta rritet - në Maqedoni ulet! Skandal! Të shkrihet urgjent, bordi i hajdutëve!'

'Në Shqipëri nafta rritet - në Maqedoni ulet! Skandal! Të shkrihet urgjent, bordi i hajdutëve!'

11:03, 03/12/2022
A+ Aa A-

"Skandal" e ka konsideruar Petrit Vasili, rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, në një kohë kur në shtetin fqinj e ulin dhe ka kërkuar sërish me forcë sot, shkrirjen e të ashtuquajturit "Bordi i Transparencës" ngritur nga qeveria, që ai e cilëson si "bordi i hajdutëve".

"Bordi i hajdutëve e rrit çmimin e naftës, në Maqedoni e ulin!- shkroi sot Vasili në Fb. - Bordi i hajdutëve ka rritur çmimin e litrit të naftës me 8 lekë, duke e çuar në 214 lekë litrin ndërsa në Maqedoni, çmimi i litrit të naftës ulet me dy denarë dhe shkon 159 lekë litri. Pra, në Shqipëri nafta kushton 55 lekë për litër ose 35% më shumë se në Maqedoni!

Çfarë ka Maqedonia më tepër se ne?! Mos ka detin dhe portet më afër?! Mos ka popullsinë më të madhe?! Mos ka buxhetin e shtetit më të madh?!

Përgjigja është e qartë dhe shumë e thjeshtë: Maqedonia e Veriut nuk ka një qeveri hajdute si qeveria e Edi Ramës në Shqipëri dhe një bord hajdutësh të përbërë nga qeveria dhe oligarkët!

Qeveria e Edi Ramës, megjithëse çmimi naftës në bursa bie dhe megjithëse kursi i dollarit bie, këta rrisin çmimin se vetëm ashtu iu leverdis oligarkëve. Turp dhe krim ndaj qytetarëve! Zgjidhja: Të shkrihet urgjent bordi i hajdutëve! Votoni në Kuvend, projektligjin e Partisë së Lirisë të bllokuar që nga muaji mars për heqjen e taksës së qarkullimit dhe karbonit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco