Hakmarrja e Ramës mbi resortin/ Zhupa: Arsye për të protestuar më 6 dhjetor, edhe cenimi i lirisë së medias!

Hakmarrja e Ramës mbi resortin/ Zhupa: Arsye për të protestuar më 6 dhjetor, edhe cenimi i lirisë së medias!

10:41, 03/12/2022
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Ina Zhupa foli sot në lidhje me aksionin e paligjshëm te Prestige Resort, ku prej tre ditësh vijon shembja e resortit. Ajo tha se nuk është thjesht një goditje ndaj biznesit, por po goditet media sepse po mban një qëndrim korrekt ndaj të vërtetës.

Ajo tha në News24 se Rama e paralajmëroi aksionin me një postim në “Twitter” pak ditë më parë kundër “BalkanWeb”.

“Unë jam anëtare e komisionit të medias, një komision përgjegjës për gjendjen e mediave në Shqipëri. Deri pak ditë më parë kanë qenë këtu 7 organizata për të monitoruar lirinë e mediave në vend. Shqipëria jo rastësisht renditet e parafundit dhe na e kalon vetëm Turqia, e cila ka metoda dhe më opresive. Në vazhdën e kësaj e pashë dhe ngjarjen në Prestige Resort.

Nuk është thjesht një goditje ndaj një biznesi. Do të ishte e rëndë dhe po të ishte e tillë, një goditje ndaj një biznesi të ndershëm që është përdorur dhe madje për evente zyrtare, në ligjshmëri. Po kundrejt kësaj ti po e godet këtë  vetëm sepse Focus Media, mediat po mbajnë një qëndrim korrekt ndaj të vërtetës. Por transmetohen problemet e qytetarëve, aferat e qeverisë."

Duke bërë një ‘Twitter’ posaçërisht Edi Rama, duke vënë foto nga BalkanWeb dhe më pas, tre-katër ditë më pas ndodh kjo nuk ka njeri që të mos ketë sy ta shikojë dhe vesh ta dëgjojë që këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. 

ImageËshtë një formë e re riedukimi e medias, e pronarëve të mediave. Riedukimi me pronarët duke i shkatërruar biznesin e tyre dhe duke mos i lejuar të hyjnë në biznesin e tyre.

Ndaj unë u alarmova sepse jam qytetare e këtij vendi, deputete e këtij vendi dhe kur cenohet fjala e lirë në këtë vend, imagjinoni se sa në rrezik janë qytetarët”, tha deputetja e PD-së.

Duke iu referuar intervistës së ish-ministrit të Turizmit Blendi Klosi në Prestige Resort dhe lavdet për këtë resort disa vite më parë, ajo theksoi është totalisht absurde sepse kur shkon ministri i turizmit, kjo godinë, ky aktivitet do të thotë që është i licencuar, me rregullat, me leje, sepse po shkon shteti.

“Kur shkon kryeministri çon afganët, do të thotë se po i çon në një vend të sigurt dhe të ligjshëm.

Kjo ka filluar disa muaj më parë, me pishinat dhe nuk thanë se kishte pjesë të tjera të paligjshme. Këto janë forma presioni të vazhdueshme.

Sulm sepse është një media gjatë 24 orëve duke reflektuar problematikat. News24 ka transmetuar dhe kasetat e gatshme të kryeministrit sepse është treguar e hapur për të gjitha palët. Këta duan që 24 orë të transmetohen vetëm kaseta e kryeministrit.

Ka shumë problem kur shfaqen protestat e opozitës. Këto kanë qenë problemet për të cilat pronari i Focus Media duhej të çohej në riedukim. Për mua janë fakte të rëndë për të cilat jo vetëm duhet protestuar, por një nga arsyet pse duhet të protestojmë më 6 dhjetor është cenimi i lirisë së medias”, deklaroi Zhupa.

Nisur nga ky aksion i paligjshëm, ajo tha se çdo media është në rrezik. “Çdo qytetar është në rrezik. Çdo njeri që nuk përputhet me linjën e asaj që vepron dhe mendon Edi Rama është në rrezik. Ju e patë se si sillet dhe me pedagogët”, theksoi Zhupa.

Ajo iu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 6 dhjetorit për standarde europiane dhe demokraci.
“Thirrje qytetarëve që më 6 dhjetor në orën 12:00 para kryeministrisë të protestojmë për të kërkuar që dhe në Shqipëri duam standarde europiane dhe demokraci”, deklaroi deputetja e PD-së.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco