Redon Meksi: Protesta te sheshi 'Skënderbej'? Me hile, ja ku duhet të mblidhet opozita

18:20, 30/11/2022
A+ Aa A-

Juristi Redon Meksi komentoi në emisionin 'Task Force' protestën e 6 dhjetorit dhe samitin BE-Ballkani Perëndimor. Redon Meksi tha se qeveria ka ndaluar të protestohet në të gjitha rrugët për çështje sigurie të samitit përveç sheshit 'Skënderbej'. Këtë Meksi e quajti ‘me hile’.

Sipas tij opozita duhet të vendoset me grupe nga Rinasi në Tiranë me pankarta e mesazhe që t’i shohin liderët e BE-së kudo ku të kalojnë.

"Ngjan që e ka bërë me hile se sheshi që të mbushet do 70 mijë njerëz. Më kujtohet në 92-shin kur vinte Mitsotakis në Shqipëri.

Qeveria vetëorganizoi protestë në rrugët ku kalonte ai, pankarta për Çamërinë, i vendosi qeveria për mesazhe.

Shumë mirë dhe sot opozita jonë nëse do jetë për pankartat, të vendoset nga Rinasi në Tiranë çdo 10 metra me pankarta me njerëz.

S’është e ndaluar nga policia. Nuk bllokojnë reugë, asgjë. Duhet t’i shohin ata që vijnë kudo që kalojnë me makinë."-tha Meksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco