Protesta e 6 dhjetorit, Burimi: Duhet mesazh i fortë kundër oktapodit Rama që i ka kapur të gjitha

18:10, 30/11/2022
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi komentoi për emisionin 'Task Force' në Syri Tv protestën që do të mbahet më 6 dhjetor dhe samitin BE-Ballkani Perëndimor. Genc Burimi tha se mbështet protestën e thirrur nga opozita.

Gazetari tha se duhet një mesazh i frotë ndërsa kryeministrin Edi Rama e krahasoi me një oktapod, duke nënkuptuar kapjen e të gjitha pushteteve nga kreu i qeverisë.

"Do manifestoja kundër politikës aktuale, me pankarta sa më të lexueshme për të huajt. Parulla kundër korrupsionit, kundër mafias.

Ramën do e krahasoja me një oktapod. Të lexohej nga të gjithë, duhet një mesazh i fortë."-tha Genc Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco